Marrëdhënie

July 19, 2016 | 8:10

Lulet që stimulojnë libidon femërore

Hormonet kanë një influencë thelbësore tek dëshira seksuale. Shpesh, bimët mund t’ju ndihmojnë pa rreziqe dhe efekte anësore, madje duke shërbyer si ekuilibrues dhe rregullatorë për bukurinë dhe shëndetin tuaj.

Sherebela

Në fakt, në botën perëndimore një ekstrakt i njohur si vaj esencial me bazë sherebeli është përdorur prej kohësh si burim i fortë për mirëqenien seksuale femërore me bazë estrogjeni. Hormoni femëror i dëshirës luan një rol kryesor në libidon femërore dhe më gjerë në jetën e tyre seksuale. Mund të duket e pazakontë, por estrogjeni vepron tek disa neurotransmetues të veçantë në tru që zgjojnë dëshirën seksuale dhe një fluks më konstant të gjakut që favorizon eksitimin.

Majdanozi

Për arsye tonifikimi, stimulimi me veti eksituese për t’i dhënë më shumë jetë urisë seksuale. Kjo bimë përmban një substancë të ngjashme me testosteronin. Roli i tij është shumë i nevojshëm për dëshirën seksuale, i cili kontribuon në seksualitetin e zbehur femëror. Njihet gjithashtu si bima që rrit imagjinatën seksuale tek femrat.

Nenexhiku

Kjo bimë është e njohur për fuqinë e saj në kurimin e sëmundjeve të zemrës dhe për të larguar humorin melankolik

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top