Lifestyle

September 2, 2017 | 16:33

Madona e gatshme të transferohet në Portugali për dashurinë e të birit, Davidit

Madona është e gatshme të qëndrojë në Portugali. Gjithçka për të ndjekur nga afër Davidin, djalin e saj 11 vjeçar, të punësuar nga të rinjtë e Benfica-s. Sipas burimeve lokale, postar-ja do të merrte kodin e identifikimit tatimor nga qeveria, dokument zyrtar i kompletuar në bazë të praktikave vendore, i cili do t’i lejojë të lëvizë dhe të vazhdojë rregullisht bizneset e saj, duke paguar taksat sipas ligjit portugez.

madona-e-davidSiç është raportuar si lajm nga revista portugeze “Visao”, për momentin, Madona gjendet në Pestana Palace Hotel në Lisbonë, duke pritur për rinovimin e pronës që ajo ka blerë në afërsi të qytetit Sintra.

Këngëtarja zgjodhi Portugalinë për të mbështetur ambiciet e futbollit të djalit të saj David, i cili është punësuar nga ekipi i të rinjve të Benfica-s. “Davidi është pjesë e ekipit të të rinjve të klubit tonë”, konfirmoi një burim i afërt me klubin e Lisbonës në tabloidin e “Correio da Manha”.

Përgatiti Orjona Tresa

madonna-and-son-david-banda-mwale-ciccone-ritchie

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top