Mirëqenie

September 2, 2017 | 16:51

Papa Françesku: “Psikoanaliza më ndihmoi kur isha 42 vjeç”

 

Papa Bergolio ia beson “rrëfimin” e tij faqeve të një libri që pritet të dalë së shpejti në treg në Francë, ku ai flet për takimet e tij me një analist hebraik.

papa“Kur isha 42 vjeç takoja një psikoanalist çdo javë për gjashtë muaj”: ky është rrëfimi i besuar në një libër i Papa Françeskut, në të cilin tregon se si është ndihmuar nga një psikanalist hebre. “Një ditë, kur isha gati në agoni, më thërret. Jo për të marrë sakramentet, duke qenë se ishte hebre, por për një dialog shpirtëror. Ai ishte njeri i mirë”, lexohet në vëllimin, i cili pritet të dalë në treg në Francë, ku veç të tjerash ka dialogë me sociologun Dominique Wolton.

Nevoja për ndihmë, zbuluar nga vetë Bergolio, i referohet një periudhe të jetuar midis viteve 1978 dhe 1979, viteve të diktaturës në Argjentinë. Siç raportohet nga “La Stampa”, në atë kohë, Papa i ardhshëm kishte mbyllur kapitullin e tij provincial të Jezuitëve argjentinas dhe përuroi rektorin e Kolegjit Máximo, nga ku vinin studentët që dëshironin të hynin në Kompani.

Përgjatë takimeve të tij me Wolton, Papa deklaroi se ndihej i lirë në këtë fazë të jetës së tij, në të cilën ai nuk kishte frikë nga asgjë. “Sigurisht, jam si në një kafaz këtu në Vatikan, por jo shpirtërisht”. Ka edhe referenca për emigracionin, një temë që ka qenë gjithmonë shumë e dashur për Bergolion: “Vetë Jezusi ishte një refugjat, një emigrant.

Ekzistencialisht, nëpërmjet besimit, ne jemi emigrantë. Dinjiteti njerëzor domosdoshmërish nënkupton të qenit në lëvizje, por Europa ka frikë në këtë moment dhe mbyllet, mbyllet, mbyllet”.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top