FB

March 30, 2022 | 11:51

Malia Obama i bashkohet dhomës së shkrimtarëve të serialit të ri nga Donald Glover në Amazon

Donald Glover ka konfirmuar se Malia Obama është në dhomën e shkrimtarëve për serialin e tij të ri në Amazon. Fituesja e Emmy-t e “Atlanta” i tha Vanity Fair se Obama është “një person jashtëzakonisht i talentuar”, duke shtuar, “Ajo është vërtet e fokusuar dhe po punon shumë”.

220326-malia-obama-mjf-1821-5f3181

“Duket se ajo është dikush që vërtetë e do artin dhe letërsinë, është thjesht dikush që do ketë arrtije të mëdha së shpejti,” tha Glover. “Stili i saj i të shkruarit është i mrekullueshëm.” Stephen Glover, vëllai i Donaldit dhe bashkëpunëtor i shpeshtë, po zhvillon gjithashtu serialin Amazon të ndihmuar nga Obama dhe është shprehur: “Donald gjithmonë thotë se perspektiva është e rëndësishme dhe njerëzit me këndvështrime të ndryshme janë të rëndësishëm për dhomën e shkrimtarëve. Dhe me siguri, Malia ka padyshim një perspektivë unike për gjithçka. Kështu që ne donim të dëgjonim historitë e saj dhe ta kishim atë në ekipin tonë. Dëgjimi i tregimeve nga vet ajo dhe përfshirja e saj na dha vërtet shumë ide të mira.”

donald-glover-malia-obama-today-jm-inline-220326-8bb2d9

Donald Glover nënshkroi një marrëveshje të përgjithshme me tetë shifra me Amazon Studios në shkurt 2021. Burimet i thanë Variety në atë kohë se Malia Obama po i bashkohej dhomës së shkrimtarëve të një projekti Glover me dramaturgun Janine Nabers, por përfshirja e Obamës nuk ishte konfirmuar. Seriali thuhet se ka të bëjë me një “figurë të ngjashme me Beyonce”. Nabers është e njohur për punën e saj në “Watchmen”, “Away” dhe “Girlfriends’ Guide to Divorce”.

 

Përgatiti K.I / Burimi www.nbcnews.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top