Këshilla & Arsye

September 7, 2017 | 12:41

Mankthet dhe terroret e natës tek fëmija

 Ju jeni duke fjetur e qetë gjatë natës dhe papritur zgjoheni nga britma e vogëlushit tuaj? Ju nxitoni të shihni ç’po ndodh dhe e gjeni atë duke lëvizur nëpër krevat e duke bërë zhurma stresuese? Ju doni ta tërhiqni atë jashtë,por ai nuk duket se nuk po qetësohet nga fjalët? Kjo ndodhë sepse nuk është një mankth, por një terror nate!

Terroret e natës te bebet mund të jenë të ngjashme me mankthet, por mund të jenë më shqetësuese për prindërit që shohin fëmijët teksa përjetojnë një të tillë.

1

Çfarë janë mankthet ?

Mankthet janë ëndrra që i shfaqen bebeve kur ata janë në gjumë të thellë dhe bëjnë që vogëlushi juaj të zgjohet, duke bërtitur dhe i friksuar.  Një fëmijë mund të jetë në gjendje t’u tregojë juve për mankthin që ka përjetuar, por një bebe nuk mund të komunikoj me ju . Nuk dihet nëse foshnjet mund të përjetojnë mankthe. Ata kalojnë rreth 10 orë të ditës në gjumë, kështu që është e mundur që vogëlushi juaj të përjetojë mankthe.

Çfarë i shkakton mankthet ?

Mankthet mund të jenë të lidhura me ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kohës që bebi apo fëmija kanë qenë zgjuar. Këtu janë disa arsye që mund të shkaktojnë mankthet te vogëlushët tuaj.

⦁ Situata stresuese apo të frikshme: Një bebe mund t’i duken shqetësuese situata të cilat janë normale për një të rritur.Vogëlushi juaj mund të përjetoj mankthe nëse ka parë një imazh të frikshëm apo nëse ka kaluar kohë me një të afërm që atij nuk i pëlqen.
⦁ Ilaçet: Disa ilaçe mund të shkaktojnë mankthe.
⦁ Streset apo ankthi:Bebi juaj mund të ketë frikë apo të jetë ne ankth për diçka e cila manifestohet në një mankth.
⦁ Lodhja: Lodhja shkaton ndryshimin e ciklit të gjumit dhe të zgjimit gjë që ndikon në tru dhe e bën vogëlushin tuaj të shohë ëndrra negative.
⦁ Vaktet e rënda përpara gjumit

Çfarë janë terroret e natës?

Terror i natës është zgjimi i pjesshëm me një ndjenjë frike që e bën bebin apo fëmijën të qajë apo të bërtasë. Sytë e tij mund të jenë të hapur, por ai nuk do t’ju përgjigjet pavarësisht gjithçkaje që ju mund të bëni. Fëmijët nuk i mbajnë mend terroret e natës.

Ndryshimet ndërmjet manktheve dhe terroreve të natës

Ka disa ndryshime thelbësore ndërmjet manktheve dhe terroreve të natës:
Mankthet ndodhin gjatë fazës së gjumit të thedhë disa ore pasi fëmija ka rënë në gjumë, ndërsa terroret e natës nuk ndodhin gjatë kësaj faze ata ndodhin vëtëm pas 1 apo 2 orësh nga momenti që fëmija ka rënë në gjumë.
Mankthet e zgjojnë fëmijën dhe ai mund të kërkoj vetëm pak rehati nga prindërit, ndërsa terroret e natës nuk e zgjojnë fëmijën ai qëndron në një fazë gjysmë gjumi me sytë e hapur.
Mankthet mund të zgjasin nga disa sekonda deri në pak minuta ndërsa terroret e natës zgjasin nga 10 deri në 30 minuta./Pernenat

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top