Këshilla & Arsye

September 7, 2017 | 12:12

Pornografia me të mitur/ Efektet ndaj përdoruesve

Efektet e pornografisë tek përdoruesit janë hulumtuar gjerësisht, por rezultatet janë të diskutueshme. Ka të paktën pesë marrëdhënie të mundshme ndërmjet përdorimit të pornografisë dhe abuzimit seksual të fëmijëve:

1

  • Përdorimi i pornografisë është një shprehje e interesave ekzistuese seksuale. Një individ që abuzon seksualisht me fëmijët kërkon pornografinë e fëmijëve si pjesë e modelit të tij të kënaqësisë seksuale.
  • Pornografia përdoret për të nxitur individin. Pornografia përdoret në afat të shkurtër për të stimuluar seksualisht kryerësin.
  • Pornografia ka efekt gërryes. Një individ që bëhet gjithnjë e më i interesuar në pornografinë e fëmijëve, është i tërhequr nga imazhet dhe bëhet i pandjeshëm ndaj përvojës së viktimave të dëmtuara. Përdorimi i pornografisë në afat të gjatë mund të rrisë gjithashtu rrezikun që personi do të abuzojë seksualisht me një fëmijë.
  • Pornografia ka një efekt katartiak. Shikimi i pornografisë së fëmijëve është shenja e vetme për tërheqjen seksuale të individit ndaj fëmijëve. Përdorimi i pornografisë mund të zëvendësojë ose madje të ndihmojë individin të rezistojë.
  • Pornografia është një nënprodukt i pedofilisë. Pornografia krijohet në procesin e kryerjes së abuzimit seksual ose përdoret për të formuar viktimat e mundshme dhe për t’i përgatitur ato për abuzim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top