Mirëqenie

April 27, 2020 | 8:02

Manula Kotini: Imagjinata e shfrenuar e karmave budiste, realiteti i kundërt i realitetit

Jemi takuar dhe nuk kemi harruar se ç’kemi thënë me njëri-tjetrin, miqtë, bashkëshortin, të dashurin, të dashurën, komshinjtë, kolegët e punës dhe njerëzit e sektorit publik të medias. Ndër të tjera nuk kemi harruar se me kë jemi takuar. Tërheqja imagjinare dhe tërheqja e dy njerëzve janë përbërjes e diagnozës së dashurive platonike. Janë ide të cilat lindin nga tërheqjet e mashkullit nga femra dhe anasjelltas. Platonizmi në librat e letërsisë gjimnaziste është studiuar si një dashuri e cila ekziston në imagjinatën e një djali dhe një vajze njëkohësisht ose në mënyrë të ndarë.

Manula Kotini Avokate

Manula Kotini
Avokate

Në adoleshencë, platonizmi justifikohet si diagnozë e falshme, pasi mund t’u ndodhë të tërë djemve dhe vajzave të cilat bien në dashuri për herë të parë dhe nuk mund të marrin hapin e guximshëm të shprehin dashurinë e tyre drejtpërdrejtë. Në botën e të rriturve, platonizmi dhe diagnostikimi i tij është pak më fajtor ose më shumë fajtor. Një gruaje dhe një burri në moshë të pjekur, karma imagjinare mund t’u kthejë çdo gjë reale në jetë imagjinare në çastin e orientimit. Orientimi  metodologjikisht nuk është vetëm i brendshëm, por është edhe i jashtëm.

Zakonisht dëshira për të pasur vërtet një aferë me një mashkull apo një femër, nis me tërheqje reale të largëta, të cilat nuk afrohen më shumë nga ç’e lejon etika e karmave, të dëshiruara fillimisht nga një person dhe më vonë po u pranua edhe nga personi tjetër. Jashtë reales së përditshme, gruaja ose burri kur tërhiqet mjaftueshëm për t’u bërë pjesë e karmave imagjinare, nuk do të pranojë se ajo që po ndodh nuk është e vërtetë.

Karma imagjinare ka aftësinë psikologjike të imagjinatës, dhe nuk nis nga nuli, nuk nis nga hiçi dhe nuk duhet as të mendohet se është e pajustifikueshme në çastin që ka nisur nga realiteti. Karma imagjinare nis nga realiteti dhe nis nga e vërteta. Psikologjikisht duhet ndaluar në çastin që arrin në kulmin e saj imagjinar. Kulmi i karmës imagjinare është kur gjithçka një burrë apo një grua kanë imagjinuar, nuk e praktikojnë dot të aplikuar në realitet.  Zbulimi i ndjesive të brendshme të burrit dhe gruas janë arsyeja e nxitjes së karmave imagjinare, e cila sipas studimit tim personal nis nga realiteti, nis nga diçka e vërtetë. Në sensin e studimit të eksplorimit të ndjenjave të brendshme të të dyve, dhe si gjinisë mashkullore ashtu dhe asaj femërore, provimi i një karme imagjinare vihet në pah te njerëzit të cilët janë tërhequr fillimisht, realisht dhe më vonë kanë parë në brendësinë e tyre arritjen e një ekzaltimi të brendshëm të ndjenjave dhe censorëve të fshehur në trupin e tyre.

1Së brendshmi, karma imagjinare në nisje të saj është e ngrohtë, është e pastër, është provuese. Pasi bëhet provuese, mund të lejojë që dy njerëz të vazhdojnë të imagjinojnë për njëri-tjetrin, derisa orientuesi i karmës për të dy njerëzit të ndërpresë menjëherë çdo mundësi përfitimi të karmës imagjinare nga ana e të dy të tërhequrve jo nga njëri-tjetri, po nga orientuesi i tyre. Më pak rafineri vere, rrushi, ideja të çon menjëherë në faktin se orientuesi i karmës është urdhëruar të orientojë karmën, dhe kjo ndodh në nisje nga një burrë ose nga një grua me dëshirën primare të tij ose të saj. Në karmën e imagjinuar budiste, shfrenimi  do të thotë se burri dhe gruaja do të donte që pas orientimit të mirënisur nga realiteti, të bënte me njeriun kundrejt të cilit është orientuar çdo gjë që ka dashur ta bëjë realisht, por që nuk e bën dot në realitet ose nuk do ta bëjë në realitet. Po të mbështetesh në faktin se të tëra karmat e imagjinuara do të ishin realizuar vërtet në realitet më parë se të realizoheshin si karmë imagjinare midis dy njerëzve, atëherë nuk do të doja të quheshin më karma imagjinare të shfrenuara budiste.

Më e bukura e karmave janë karmat jo imagjinare midis dy njerëzve, po karmat të cilat ndodhin vërtet në realitet. Karma në brendësinë e saj kuptimore do të thotë, tërheqje ndaj ndjesive të fshehura midis dy njerëzve dhe realizmi i tyre po për së brendshmi.

Në të dyja rastet dhe kur karma ndodh realisht dhe kur karma ndodh në mënyrë imagjinare , ajo ndodh si një shpërthim i brendshëm në trupin e njeriut  në çastin që arrin në majat e saj. Gjatë rrugës për shpërthim të brendshëm, më i cenuari për pasojat që lë ky shpërthim është karma imagjinare , kurse më e bukura dhe më e arrira karmë është ajo reale midis dy trupave, të cilët janë bërë dashuri me njëri-tjetrin. Të arrish karmë reale me dy trupa të cilët përpiqen realisht  me njëri-tjetrin, do të thotë të analizosh jo dy trupa njerëzish por dy njerëz me ndjesi të larta të brendshme, ndjesi të cilat kanë dëshirë të përputhen së brendshmi dhe së jashtmi me njëri-tjetrin. Në çastin e të kryerit dashuri vetëm si dy trupa pa karmë të brendshme reale, është e kuptueshme që lidhja e dy njerëzve do të jetë e jashtme dhe jo lidhje e brendshme.

Lidhja e brendshme e dy trupave gjatë karmave reale në kryerjet e dashurive dhe pozicioneve të seksit është arritja më e lartë që mund t’i ndodhë një çifti të martuarish, një çifti të dashuruarish, të cilët takohen vërtet në jetën reale dhe nuk imagjinojnë për njëri-tjetrin por provojnë te njëri-tjetri.

Karma imagjinare dhe karma reale janë realiteti i kundërt i realitetit, kjo pasi çdo gjë që ndodh gjatë karmave imagjinare nuk ndodh në të vërtetë midis dy njerëzve dhe gjithçka e cila ndodh gjatë karmave reale, ndodh në të vërtetë midis dy njerëzve. E përbashkëta e karmave imagjinare dhe karmave reale është se në të dyja rastet karma reale dhe karma imagjinare nis nga orientimi real, pra kanë të dyja diçka të vërtetë brenda. Karma imagjinare mund të nisë nga e vërteta e orientuar, por ërfundimi i kësaj të vërtete mund të mos jetë real, pra mundet  që jo gjithçka e imagjinuar të praktikohet në jetën reale të të dy të orientuarve drejt njëri-tjetrit, me dëshirën e njërit, e më vonë e të tjetrit.

Jo çdo njeri duhet t’i lejojë vetes të jetë pjesë e karmave imagjinare, kjo pasi mund ta lëndojë më vonë, dhe mbi të gjitha, mund ta denigrojë keqpërdorimin e figurës së tij si njeri në mënyrë të padëshiruar, di dëshirë për të ndodhur ajo çfarë dëshiron të ndodhë vetëm një njeri jo dy njerëz. Orientimi në karmën imagjinare është i njëanshëm, dhe nuk duhet të lejohet qysh në nisje të saj pa u filtruar mirë më parë logjikisht se ku do të arrihet me këtë karmë imagjinare.

Budizmi real në çiftet dhe ekzaltimet e tyre shpirtërore gjatë të bërit dashuri, është i ligjshëm dhe i pranueshëm. Karma imagjinare e orientuar nga diçka reale në drejtimin e një njeriu i cili nuk e kërkon të ndodhë kjo karmë imagjinare, duhet studiuar me finesë nga psikologjia e sotme.

Të lejosh të ndodhë një karmë imagjinare është të dish nga ka ardhur orientimi real i karmave imagjinare, e në këtë diagnozë duhet  të ndalojë çdo psikolog. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top