Këshilla & Arsye

April 27, 2020 | 8:02

Dr. Donila Pipa: Rikthimi në vendin e punës në situatën e Covid-19, çfarë duhet të dimë dhe si të reagojmë

 

Siguria dhe shëndeti në punë mund të shpëtojnë jetën e individëve në çdo kohë, por më shumë në situtatën që ndodhet jo vetëm Shqipëria por edhe gjithë bota sot! Sot është koha që të rritet ndërgjegjësimi dhe promovimi për  sigurinë dhe shëndetin në punë.

Dr.Donila Pipa

Dr.Donila Pipa

Koronavirusi na tregoi edhe njëherë sa e rëndësishme është të merren vendime dhe të kemi  të përcaktuara kushte të forta që lidhen përveç të tjerave dhe me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Përveç mjekëve që janë punonjësit që ndodhën në frontin e parë të luftës me këtë virus Covid-19, sot çdo punonjësi  duhet t’i sigurohet vajtja në vendin e punës, dhe të drejtat e tij sociale.

Kemi një ligj për sigurinë dhe shëndetin në punë, ligjin nr: 10237, date 18.2. 2010, që ka si objekt garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë të punëmarrësve, detyrimin e punëdhënësve për të vlerësuar rrezikun që buron nga ushtrimi i aktivitetit që në fazën e hartimit të projektit të ndërmarrjes dhe masat parandaluese.

Kemi një kod pune që përcakton të drejtat dhe detyrimet që kanë si punëdhënësi dhe punëmarrësi në momentin që nënshkruajnë një kontratë pune, në Kreun VIII  të saj, përcakton sigurimi dhe mbrojtja e shëndetit në punë  si detyrim nga ana e punëdhënësit. 

Por, sot, dëgjojmë në lajme, fasoneri që mbyllen, punonjës të infektuar me Covid-19, deri tani a ka pasur një kontroll nga shteti, nga inspektoratet e punës, a i respektojnë kushtet e sigurisë në punë dhe të shëndetit këto ndërmarrje?

Sot kemi shumë pyetje, që ndonjëherë le t’i shikojmë me pozitivitetin e situatës, që duhet të bëhemi më të mirë, duhet të nisim nga respektimi i kushteve dhe sigurisë në punë si rregulli nr.1, për të dalë nga kjo situatë që jemi.

1

Duke qenë se shtetet kuptuan që gjëja më e mirë për të gjithë është që duhet të jemi bashkë, sepse sot virusi nuk diskrimonon as shtetet e pasura dhe as shtetet e varfra, por sot jemi të gjithë, qeveritë, inidividët, Bashkimi Europian në një sfidë nga e cila ose dalim fitimitarë ose humbës!

Agjensia Europiane për sigurinë dhe shëndetin në punë, është një agjensi që vendos në dispozicion të Bashkimit Europian informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë. Në bashkëpunim me Komisionin Europian, më datën 24 prill 2020, publikuan një guidë shumë të rëndësishme për rikthimin në punë në situatën e Covid-19 në kushte sigurie, në një vend të sigurt dhe të shëndetshëm.

Sot çdo punëdhënës qoftë institucion publik apo privat duhet të fillojë nga dhënia e një maske, dezinfenktimin e vendit të punës, deri në informimin, publikimin e broshurave për sigurinë e punonjësve të saj në faqet e uebit, facebookut apo edhe në hyrje të institucioneve, dhe të respektimit të sigurisë dhe shëndetin e punonjësve në vendin e punës.

Sot është koha që të rritet ndërgjegjësimi dhe promovimi për  sigurinë dhe shëndetin në punë.

Çështja e sigurisë dhe shëndetit në punë nuk është vetëm çështje e një shteti, një sindikate apo e një kombi të caktuar, por është një çështje globale dhe themelore për njeriun.

Sot në këtë situatë në të cilën ndodhemi, Organizata Ndërkombëtare e punës (ILO) në bashkëpunim me Bashkimin Europian kanë vendosur urat e bashkëpunimit për të festuar së bashku ditën e 28 prillit, ditën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

2

Po e mbyll me thënien e Nicolas Schmit, Komisioner europian për vendet e punës dhe të drejtat sociale:

“Sot, më shumë se kurrë është shumë e qartë që mbrojtja dhe promovimi i sigurisë dhe e shëndetit në punë janë shumë të rëndësishme për çdo punëmarrës, ndërmarrje, sistem të mbrojtjes sociale dhe për shoqërinë!”

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top