FB

February 15, 2022 | 8:17

Marrëdhënia e fëmijëve me lodrat… vlerat që u mësoni!

Lodrat e vjetra apo të prishura janë shumë të vlefshme. Ato i nxitin fëmijës fantazinë si mund ta rregullojnë apo ti japin një formë tjetër. Ndërsa kur janë biçikleta, patina apo makina fëmijët i përdorin me më shumë vështirësi dhe kështu ndihmon në përqendrimin për të ruajtur ekuilibrin që të mos rrëzohet. 

Nga Lira Gjika, mjeke pediatre

Prindër nxitini fëmijët të vazhdojnë t’i përdorin lodrat e prishura. Mund t’i rregulloni së bashku dhe kështu kaloni kohë dhe bashkëpunoni. Ju bën mirë të dyja palëve. Ju çlodheni në mënyrë aktive që është mënyrë shumë e shëndetshme për t’u qetësuar dhe fëmija mëson e dialogon me ju që është një proces i domosdoshëm për të. Gjithashtu i mësoni fëmijës se lodrat janë blerë edhe kur janë dhuratë dhe lekët i kemi nëpërmjet punës prandaj duhet t’i ruajmë e mos t’i shpërdorojmë. 

Ja dhe një mënyrë efikase për t’i mësuar vlerën e punës dhe lekut. Po edhe kur fëmija nuk i do më lodrat, ju duhet t’i rregulloni së bashku me fëmijën dhe t’i dhuroni. T’ia dhuroni një fëmije tjetër ose një qendre që grumbullon lodra dhe i çon në institucione apo familje që nuk mund të blejnë lodra për fëmijët e tyre. Në këtë mënyrë zhvilloni te fëmija empatinë dhe dhembshurinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top