Ardhja në jetë e një fëmije është shpesh një ngjarje e shumëpritur dhe shumë e rëndësishme për prindërit. Megjithatë, kalimi në prindër detyron gjithashtu prindërit që të rishikojnë marrëdhënien në çift dhe t’u përgjigjen pyetjeve të reja që lindin lidhur me prindërimin. Në të njëjtën kohë kur prindërit mësojnë se si të përballen me situatën e re, foshnja i nënshtrohet një nga periudhave më intensive të zhvillimit në jetën njerëzore. Hulumtime të mëparshme kanë treguar rëndësinë e marrëdhënieve nënë-foshnje lidhur re me zhvillimin emocional të fëmijëve, por ka ende relativisht pak kërkime mbi rolin e baballarëve, marrëdhënien martesore dhe familjen në tërësi.
Ky studim synonte të nxirrte në pah, së pari, se si familjet ndryshojnë dhe riorganizohen gjatë tranzicionittë prindërimit, së dyti, pasojat që marrëdhëniet e hershme familjare kanë në zhvillimin emocional të fëmijëve në fëmijërinë emëvonshme. Më konkretisht, qëllimi ishte studimi i efekteve të marrëdhënieve të hershme familjare në rregullimin e emocioneve të fëmijëve, mekanizmat mbrojtës psikologjik dhe paragjykimet e lidhura me përpunimin e tyre të informacionit social-emocional.
Në studim morën pjesë 710 familje finlandeze lidhur me ndikimin që ushtronin marrëdhënjet e hershme familjare në zhvillimin socio-emocional dhe në zhvillimin e mekanizmave psikologjikë mbrojtës të fëmijës.
Në këtë studim u kategorizuan 6 tipe familjesh; kohezive (35%), autoritare (14%), mikse (11%), të tensionuara (4%), të paangazhuara (5%) dhe kundërshtuese (15%). Familjet problematike u vunë re se ndikonin në rritjen e simptomave depresive tek fëmijët duke treguar kështu se vështirësitë që hasin të rriturit për të menaxhuar emocionet e tyre negative përbëjnë një rrezik në shëndetin mendor të fëmijës. Po ashtu, fëmijët e rritur në familje problematike mbështeteshin më shumë në mekanizma psikologjikë mbrojtës (psh. Mohonin ndjesitë e tyre negative ose fajësonin të tjerët).
Rezultatet e këtij studimi tregojnë se fëmijët përshtatin menaxhimin e emocioneve të tyre në mënyrë të tillë që t’i përputhen ambjentit familjar. Familja në tërësi është shumë e rëndësishme në zhvillimin e shëndetshëm emocional të fëmijës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.