Këshilla & Arsye

September 12, 2018 | 13:06

Marrëdhëniet në zyrë njësoj si në dashuri…çështje kimie

Flitet shpesh për kimi në dashuri, duke theksuar tërheqjen reciproke apo dhe dashurinë me shikim të parë mes dy personave. Por ja që e njëjta mund të thuhet edhe për lidhjet njerëzore, ku raportet e tërheqjes, simpatisë e antipatisë në ambientin që punon në të vërtetë janë çështje kimie, e hormoneve tona.

Simpatia dhe antipatia

Janë ndjenja që krijohen në mënyrë instiktive dhe pavetëdije, pavarësisht vullnetit tonë. Dhe kjo si në dashuri ka bazë biokimike. Substancat që aktivizohen në këtë rast janë feromonet, që prodhohen më shumë tek kafshët, por janë në sasi të vogla dhe tek organizmi i njeriut. Në bazë të studimeve të fundit, këto janë përgjegjës për një sërë mekanizmash tërheqjeje ndaj një personi të seksit të kundërt.

Miqtë e mirëqenies

Hormonet e mirëqenies janë serotonina, oksitocina dhe endorfina. Kur niveli i tyre në fizikun tonë është i lartë jemi me humor të mirë, të qetë dhe të relaksuar. Serotonina është hormoni i lumturisë dhe prodhimi i saj mund të rritet me disa strategji. Endorfina që lufton gjendjet e ankthit mund të prodhohet përmes aktivitetit fizik apo edhe po të dëgjosh muzikë dhe të qeshësh. Ndërsa oksitocina është hormoni i dashurisë prodhimi i së cilës rritet përmes ushqimit. Hani fruta!!!

Kortizoli është armiku

Hormoni i stresit pra, sigurisht, kortizoli. Nëse e kemi me shumicë në gjak mund të jetë japë dëme të rënda, si kontrolli i urisë, rrit gliceminë, ka efekte negative në sistemin imunitar dhe në zemër.

Përzierja e duhur

Për të punuar në një ambient të qetë dhe pozitiv duhet pak nga të gjitha dhe nuk është e nevojshme të ndalni të gjitha hormonet e stresit. Sigurisht një dridhje mund të jetë stimuluese dhe nxitëse për një konkurrencë të shëndetshme. Negativiteti gjeneron vetëm negativitet. Më mirë pak adrenalinë herë pas here, por e moderuar.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top