Këshilla & Arsye

September 12, 2018 | 13:10

Ja se si ta largoni mendjen nga problemet e përditshme

Kemi plot arsye për të qenë të stresuar dhe për të menduar gjatë mbi problemet tona, por kjo gjë nuk është e shëndetshme për vetë ne, ndaj duhet të marrim masa për ta ndryshuar diçka të tillë. Shumë njerëz e kanë të pamundur ta bëjnë. Nuk është e pamundur. Duke i kushtuar rëndësi pesë këshillave të mëposhtme, edhe ju do të mund të mos mendoni aq shumë për problemet tuaja dhe kështu jeta juaj do të bëhet më e qetë dhe më e lumtur.

Merrni dhe nxirrni frymë

Është një nga ushtrimet e rekomanduara mw shpesh nga humanistët dhe udhëheqësit shpirtërorë. Kur fillon të marrësh frymë me hundë dhe ta nxjerrësh atë me gojë në mënyrë të ngadaltë, fillon të heqësh vëmendjen nga çdo gjë e shkuar dhe të përqendrohesh tek e ardhmja. Kjo të ndihmon t’i harrosh për pak kohë problemet e tua.

Bëni ushtrime fizike

Në fakt, ky hap kombinohet me atë të mësipërmin. Të bësh ushtrime fizike nuk është se të ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndalosh së menduari. Ajo që sigurojnë ushtrimet është shtimi i frekuencës kardiake dhe i numrit të frymëmarrjeve për minutë. Për frymëmarrjet tashmë e dini çfarë ndodh, ndërsa për shtimin e të rrahurave të zemrës, duhet të dini se rritja e frekuencës kardiake rrit debitin e gjakut dhe shton vaskularizimin e trurit. Truri juaj bëhet më i oksigjenuar dhe më i aftë për të kujtuar ngjarje pozitive.

Pranoji mendimet e tua

Në mendjen tonë mund të kalojnë dhjetëra mendime njëkohësisht, ndonjëherë edhe kontradiktore me njëra tjetrën, por nuk duhet të mërzitemi për të tilla ngjarje. Duhet t’i pranosh mendimet e tua, si ato pozitive dhe ato negative, pasi janë mendimet tona ato që na përkufizojnë ne për personat që përfaqësojmë. Vetëm kur t’i pranosh mendimet e tua dhe t’u japësh atyre hapësirën e duhur në mendjen tënde, do të mund të jetosh më qetë dhe nuk do t’i mendosh aq shumë gjërat e së shkuarës tënde.

Fillo të meditosh

Nuk të nevojitet shumë për ta bërë diçka të tillë. Mjafton të ulesh diku, ose më mirë të shtrihesh në krevatin tënd dhe të dëgjosh gjithë zhurmat rreth teje dhe nëse nuk ka zhurma të forta, mund të dëgjosh tingujt më të lehtë të natyrës. Përqendrohu tek ato dhe tek frymëmarrjet e tua dhe do ta kuptosh pas pak çastesh që nuk po mendon më për aspektet negative të jetës tënde. Ia vlen vërtet si metodë dhe bën mirë ta praktikosh herë pas here.

Mos u ndje keq që mendohesh kaq shumë

Vërtet mund të të bëjë keq për shëndetin në përgjithësi të menduarit tej mase, por kjo gjë ka edhe të mirat e saj. Nëse mendohesh shumë, mund ta përgatisësh veten më mirë për gjërat që mund të vijnë në jetën tënde. Ti ecën sipas parimit: “Shpreso për më të mirën dhe përgatitu për më të keqen”, ndaj mendo se po bën mirë duke e përgatitur veten tënde mendërisht për çdo gjë të keqe që mund të të ndodhë më vonë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top