Aktualitet

December 20, 2022 | 11:03

Marsela Çibukaj, rrëfen emocionet në Këngën Magjike: “M’u veshën sytë…”

Fituesja e “Kënga Magjike 2022”, Marsela Çibukaj e ftuar tek “Rudina” rrëfehu emocionet e përjetuara nga materiali i saj muzikor me të cilin u paraqit në festival duke rrëmbyer edhe trofeun e eventit prestigjoz. Këngëtarja shprehet se kënga ka prekur shumë njerëz të cilët i kanë dërguar edhe historitë e tyre, ndërsa na tregon nëse ka një lidhje me jetën e saj përtej skenës.

E pyetur nga moderatorja nëse këngëtarja është ndjerë ndonjë here e tradhëtuar ajo u përgjigj duke thënë se:

“Është një histori, fatmirësisht nuk më përket mua në historinë time personale”.

“Duke u nisur nga fakti që mua nuk më pëlqen tradhtia si koncept, mendoj që është mungesë së pari kurajoje, kur diçka ka mbaruar midis dy personave është shumë e thjeshtë të gjesh një zgjidhje duke gjetur një tjetër person dhe të mos ballafaqohesh duke treguar të vërtetën me atë që ke në krah, që ndoshta ka vite që të jep dashuri, që të jep vëmendje, që të jep pjesë të jetës së tij dhe duke u nisur nga ky, fatmirësisht unë nuk e kam përjetuar në person të parë dhe deri më tani as nuk më kanë bërë që ta jetoj nga ana tjetër, jam me fat.”

Ethet e shpalljes së fituesit të “Kënga Magjike  2022” i ndienë të gjithë këngëtarët në Hollin e Artistëve, ndërsa Marsela Çibukaj shihte emrin e saj të ngjitej e zbriste në klasifikim këngëtarja tregoi edhe ndjesitë e forta të këtij momenti thuajse të pabesueshëm për të që u kurorëzua me thirrjen e fitores.

“Ne kishim një ekran në dhomën e të gjithë artistëve ku lexonim klasifikimet në kohë reale teksa Arditi dhe prezantueset thonin emrat tanë. Dhe un deri në njëfarë pike nga emocioni, imagjinoni se çfarë rëndese dhe peshe kisha në atë moment, nga emocioni arrita deri në njëfarë pike të dalloja se ku po shkonte emri im në renditje se disa herë, disa herë zbrisja në këtë klasifikim. Kisha afër meje të gjithë trupën e baletit italiane dhe krah meje ishte një nga balerinët i cili quhet Ciro, është napoletan dhe napoletanët me atë energjinë e tyre të bukur, më thoshte mua “hai vinto, tani e fitove, jo tani je e dyta”, domethënë sipas emërimit dhe ky emër që zbriste e ngjitej derisa më në fund kur mbërriti momenti final ishte një emocion i jashtëzakonshëm.”

“Me të vërtetë  më janë dashur dy javë e më shumë për ta tretur këtë emocion të bukur dhe ende  e ndiej nën lëkurë këtë emocion kaq të bukur. Mua m’u veshën sytë, ndoshta prej faktit që unë vuaj pak nga miopia,  në largësi nuk shoh dhe aq qartë, nuk po arrija të shihja,pra këto pikët sa  më kishin çuar sipër në klasifikim. Dhe Ciro, po i njëjti më thotë “fitove me të vërtetë” përfundoi këngëtarja.

Së fundmi, Marsela Çibukaj është bërë ambasadore e gjuhës dhe e kulturës italiane në Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

Burimi/Tvklan

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top