FB

March 5, 2024 | 6:20

Marsi i GRUAS në DERMO ESTETIKË UNIK / Ndjehu e veçantë, merr dhuratën që meriton!

 

Marsi është muaji perfekt për ta marrë veten me të mira. Veçanërisht për vajzat dhe gratë. Kjo është periudha më e mbarë për t’i dhënë shkëlqimin e duhur lëkurës, duke larguar qimet apo e pushin e tepërt. Është koha për t’u bërë gati për muajt e ngrohtë, që kur të zbuloni krahët apo këmbët tuaja, të dukeni perfekte. Epilimi me laser është një teknikë që lejon heqjen e qimeve të tepërta në fytyrë dhe trup, nëpërmjet pajisjeve që veprojnë në bulbin e qimeve. Procedura është e sigurt dhe ju favorizon për një kohë të gjatë. 

denisa

Laser-epilim i përhershëm për disa zona të trupit është zgjidhja më efikase për shumë persona. Pas një konsulte me Doktoreshë Denisa Zhegu apo me dermoestetisten Redis Zhegu, ju mund të kuptoni nëse ky trajtim është efikas për llojin e lëkurës, pigmentin apo tipin e qimes tuaj. 

Falë gjatësive specifike të valëve për lloje të ndryshme lëkure, lazeri lëshon një rreze drite që ngroh bulbën e qimeve dhe rrënjët e tyre. Qëllimi përfundimtar është të shkaktojë, seancë pas seance, një rrallim progresiv, duke ngadalësuar shumë rritjen e tyre dhe duke i bërë të padukshëm për syrin e lirë.

screenshot-2024-02-25-8-24-33-pm

Ky lloj ndërhyrjeje sipas doktoreshë Denisa Zhegu, e specializuar në Harley Academy në Angli, rekomandohet veçanërisht për personat që janë të lodhur nga përdorimi i shpeshtë i depilimit, briskut dhe metodave të tjera të ndryshme të depilimit, veçanërisht kur duhen trajtuar zonat delikate si ijët, sqetullat, mustaqet dhe vetullat. Për më tepër, heqja e qimeve me lazer indikohet për personat që vuajnë nga patologji të lidhura me bulbin e qimeve, të cilat mund të përkeqësohen nga rruajtja e vazhdueshme, duke përfshirë folikulitin irritues dhe cistet pilonidal.

screenshot-2024-02-25-8-21-26-pm screenshot-2024-02-25-8-21-51-pm

Pranë Klinikës Kirurgjikale dhe Dermo Estetikë Unik heqja e qimeve me laser është një trajtim që mund të përdoret në mënyrë të sigurt në fytyrë, linjë bikini, sqetull, krahë, gjoks, këmbë, shpinë dhe pjesë të tjera të trupit. Për një rezultat efektiv dhe të qëndrueshëm, është e nevojshme të ndërhyhet në zonën e dëshiruar në disa seanca, për reduktimin e qimeve në fazën aktive (anagen).

Në fakt, rezultatet individuale varen nga një sërë faktorësh, duke përfshirë moshën, llojin e lëkurës, karakteristikat e flokëve dhe ekuilibrin hormonal.

screenshot-2024-02-25-8-22-42-pm

Për të hequr qimet e padëshiruara nga fytyra me epilim lazer, për shembull, mund të jenë të mjaftueshme 4 deri në 6 seanca. Megjithatë, në rastin e sipërfaqeve të mëdha të trupit, si krahët ose këmbët, kërkohen afërsisht 5-10 trajtime. Në përgjithësi, ka një interval prej 4-6 javësh ndërmjet seancave. Rezultatet e marra me heqjen e qimeve me laser janë të qëndrueshme, veçanërisht nëse seancat e mirëmbajtjes përsëriten një ose dy herë në vit.

Zgjidh dhuratën që meriton! Për çdo grua dhe vajzë, Marsi në Dermo Estetikë Unik bëhet i veçantë!

 

Adresa: Rruga “Vllazën Huta”përballë Poliklinikës Iraniane, Tiranë

+355 (0) 68 29 32 472

[email protected] 

Dr.DenisaZhegu

 

Publikuar në Revistën Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top