Lifestyle

March 30, 2018 | 14:44

Martesa e princit Harry me aktoren Meghan Markle do të tërheqë shumë turistë

Martesa e princit Harry dhe Meghan Markle, më 19 maj, do të tërheqë më shumë se 100 000 vizitorë në kështjellën Windsor, ku do të zhvillohet ceremonia, theksoi sot policia e distriktit të Thames Valley.

“Kjo ceremoni kombëtare do të tërheqë më shumë se 100 000 persona nga mbarë bota në Windsor, vend që ndodhet 30 kilometra në perëndim të Londrës”, shkruan policia në një komunikatë duke shtuar se janë parashikuar masa të larta sigurie.

Mes këtyre masave, veturat do të skanohen dhe do të vendosen barriera, vizitorët do të kontrollohen, ndërkohë që patrullat e policisë do të jenë të pranishme në rrugë si dhe në stacionet e trenave dhe trena.

“Çdo objekt që mund të përbëjë rrezik për publikun do të konfiskohet”, theksoi policia.

Ceremonia e martesës do të fillojë në orën 12:00 në kishën Saint-George në kështjellën Windsor.

Javën e kaluar, pallati i Kensington njoftoi se 600 persona ishin ftuar për të marrë pjesë në këtë ceremoni si dhe në drekën e organizuar nga mbretëresha Elizabeth II në kështjellën Windsor.

Burimi / https://ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top