Marrëdhënie

September 19, 2016 | 7:41

Martesa & vështirësitë e fillimit

Me martesën shumë gjëra ndryshojnë. Përditshmëria në bashkëjetesë kërkon përballje me shumë probleme dhe detyra. Në çift, në fakt, secili ka zakonet e veta, rregullat e nevojat dhe pritshmëritë mes njëri-tjetrit. Të drejtat dhe detyrat në lidhje me veten dhe partnerët, kanë shumë të bëjnë me atë që kanë mësuar në familjen e origjinës. Gjithkush ka format e veta se si duhet të veprojë në jetën në çift, një repertor rregullash, ndaj shpesh çifti thyhet në periudhën e fejesës, përditshmëria e vendosur nga martesa gjithashtu mund të shkaktojë gjumë edhe në idilin më të gjallë.

1

Të biesh dakord

Të gjesh mirëkuptim për shumë gjëra, të kërkosh për zgjidhje që plotësojnë dy pjesë, të ndash dhe integrohesh në çift duke ruajtur individualitetin përkatës dhe plotësimin e nevojave personale, por respektuar edhe tjetrin. Dialogu, bashkëpunimi dhe besimi reciprok janë përbërësit thelbësor për një jetë të mirë së bashku. Ndërkaq bashkëshortët duhet të mbajnë mirë llogaritë në marrëdhëniet me familjet e tyre të origjinës. Martesa është në fakt edhe takimi mes dy familjeve, ato që i përkasin çiftit. Çifti duhet të mësohet të vendosë kufijtë që përcaktojnë ndërhyrjen e prindërve përkatës në territorin e tyre. Kjo nuk do të thotë marrëdhënie të ndërprerë, por ta mbajnë atë në një mënyrë të balancuar, pa lejuar ndërhyrje të tepruar në çështjet që u takojnë vetëm të sapomartuarve. Shpesh, ndihma ekonomike nga prindërit e çiftit të ri, gjenerojnë detyrimet dhe varësi të dëmshme. Duke u mbështetur në një ndihmë të dhuruar bujarisht, ajo mund të jetë shumë e vështirë për të frenuar në çështjet e tilla si menaxhimi i parave për diçka. Aleancat dhe detyrimet që secili nga bashkëshortët ndien, është besnikëria ndaj familjes së tij të origjinës, e cila mund të gjenerojë në një fërkim të fortë mes palëve. Duhet më pas të merren në konsideratë arsyet që çuan në vendimin për t’u martuar. Një mënyrë për të shpëtuar nga një familje e padurueshme? Për emancipim? Një shtatzëni në pritje? Apo ndoshta një vendim i menduar mirë?

Unhappy mixed race couple dining together

Komunikimi në çift dhe krizat

Grindjet dhe përplasjet mund të shfaqen që në periudhën e parë të martesës, që nganjëherë bëhen shqetësuese nëse nuk shmangen, në mënyrë që të mos e lëndosh tjetrin dhe të mos e pengosh harmoninë e martesës. Çështjet nganjëherë mund të mos jenë shprehur qartë, për të evituar konfrontimet dhe zilinë e dhimbshme, përcaktimet e mëdha apo të vogla, dhe pastaj shpërthejnë që në rastin e parë të rëndësishëm. Çifti mund të pajtohet, por ndoshta me suksesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në substancë. Me kalimin e kohës, gjërat e pashprehura apo të pa-adresuara në mënyrë të qartë dhe efektive grumbullohen dhe shpërthejnë. Për pasojë ato krijojnë metoda dhe rregulla lidhjeje jofunksionale me mirëqenien e çiftit. Mund të ndodhë që çifti të hyjë në krizë në fazën e parë të ciklit të jetës në dy dhe të kapet pas një rruge pa krye, ku zgjidhjet e përshtatshme nuk funksionojnë, por që kanë efektin e rënies në kurth edhe më me shumë vështirësi. Në një situatë të tillë mund të ndodhë që njëri nga partnerët të shfaqë shenja të tilla si çrregullime të ankthit ose vështirësi seksuale në çift.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top