Lifestyle

August 17, 2020 | 10:30

Maska me spec djegës, zgjidhja ideale kundër brishtësisë dhe rënies së flokëve

A keni provuar ndonjëherë një maskë me spec djegës për të trajtuar humbjen e flokëve ose brishtësinë e tyre ekstreme? Këtë maskë mund ta gjeni të gatshme në dyqanet e bimëve, farmaci dhe qendra të mëdha tregtare, por nëse mësoni ta bëni vetë, jo vetëm që do të kurseni, por do të dini se cilët përbërës keni përdorur dhe do të garantoni origjinalitetin maksimal.

Maska me spec djegës / Pse funksionon kundër rënies së flokëve?

Capsaicina, përbërësi kryesor i specit djegës siguron efektivitetin kundër rënies së flokëve. Kjo substancë është përgjegjëse për shijen e hidhur dhe pikante të erëzës dhe ka fuqinë të zgjojë mikroqarkullimin, veçanërisht të kokës. Gjithashtu është një burim i pasur me karotenoide dhe flavonoide, të cilat forcojnë dhe rindërtojnë flokët.

Kjo është arsyeja pse maska me spec djegës është sekreti kundër humbjes së flokëve: duke tonifikuar gjëndrat, përmirësuar gjatësinë dhe rritur vëllimin.

Në varësi të llojit të lëkurës tuaj, zgjidhni nëse duhet të bëni një infuzion ose locion.

Si të përgatisni dhe të aplikoni një paketë ose locion në varësi të lëkurës

Pakoja e vajit të ullirit është specifik për ata me lëkurë të thatë dhe të ndjeshme: përdorni 100 ml vaj ulliri, bajame ose argan dhe injektoni afro 50 gram spec djegës të thatë për 14 ditë. Ruajeni enën në një vend të freskët dhe të errët.

Nëse keni lëkurë të kombinuar ose me yndyrë, mund të bëni një locion me bazë alkooli. Merrni 100 ml vodka të pastër dhe dy speca djegës të freskët, të copëtuar imët. Lërini të pushojnë për dy javë në një vend të errët, të thatë dhe larg dritës.

Aplikoni maskën pas lyerjes ose ndonjë trajtimi agresiv.

Locioni, cilido që të zgjidhet, duhet të përhapet në rrënjë, i holluar si më poshtë: 1/5 locion për katër ujë ose zbutës pa paraben. Shmangni ndikimin në gjatësi. Për tu siguruar që të ngjitet në skalpin e kokës sa më shumë që të jetë e mundur, përdorni një shtupë pambuku. Pas përhapjes mbëshilleni kokën me një kapele dushi dhe maskën lëreni që të veprojë për 20 minuta, jo më shumë. Nëse, ndjeni ngrohje të tepruar dhe të padurueshme, shpëlajeni kokën menjëherë. Mos harroni se nxehtësia e tolerueshme, e shoqëruar nga një ndjesi shpimi gjilpërash, është absolutisht normale dhe për shkak të veprimit stimulues të capsaicinës.

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top