Në fokus

October 6, 2020 | 8:08

Maska si ‘vaksinë’, mund të forcojë imunitetin ndaj virusit

Ndërkohë që të gjithë janë në pritje të një vaksine të sigurt dhe efektive, maska mund të bëhet një “vaksinë” e thjeshtë kundër koronavirusit, sepse, duke parandaluar hyrjen e virusit në sasi të mëdha, mund të lejojë që disa grimca virale të kalojnë dhe të depërtojnë në traktin respirator të përdoruesit, duke aktivizuar kështu një proces të imunizimit kundër SARS-CoV-2, madje edhe me një infeksion pa simptoma. Kjo është teoria e ilustruar në New England Journal of Medicine nga Monica Gandhi, një specialiste e sëmundjeve infektive në Universitetin e Kalifornisë në San Francisco.

“Ju mund të keni virusin por të jeni asimptomatik, kështu që me maska – thotë Gandhi – ju mund të rrisni shkallën e infeksioneve asimptomatike dhe ndoshta kjo mund të bëhet një mënyrë për të injektuar në mënyrë të sigurt virusin në popullatë”. Por do të jetë e vështirë të provohet efektiviteti i kësaj metode hipotetike që i referohet praktikës tashmë të vjetëruar të lisë, ose injektimit të dozave të vogla të një virusi për të shkaktuar një reagim ‘të sigurt’ të sistemit imunitar.

Tani për tani, disa studime mbi kafshët kanë treguar se përçimi i dozave të vogla të koronavirusit shkakton sëmundje të lehtë, jo serioze, shpjegon Gandhi dhe disa teste epidemiologjike (për shembull në shpërthime të krijuara në anije lundrimi ose në vende të tjera të mbushura me njerëz, por ku të gjithë mbanin maska) tregojnë se përdorimi i maskës në prani të personave me covid-19 mund të favorizojë shpërthime kryesisht asimptomatike. Por kjo nuk jep siguri që infeksioni asimptomatik shoqërohet me forcim të imunitetit dhe për këtë arsye nuk është një e dhënë mjaft e fortë për të konfirmuar këtë praktikë imunizimi.

 

Burimi / https://www.ansa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top