Këshilla & Arsye

October 6, 2020 | 8:06

Gjërat që nuk duhet t’i diskutoni me familjarët, për të shmangur mosmarrëveshjet

Edhe nëse familja është shumë e përfshirë në jetën tuaj, kjo nuk do të thotë që duhet të diskutoni çdo temë me ta. Disa gjëra mund të duken normale për t’u diskutuar, por në të vërtetë, ato mund t’i shqetësojnë personat pranë jush ose të jenë shkaku i mosmarrëveshjeve mes jush.

Kjo është arsyeja pse duhet të përcaktoni një kufi dhe të mos ndani disa detaje personale me të tjerët, si për shembull:

Planet tuaja për të ardhmen

Kur flasim për planet e afërta, mund të mashtrojmë trurin tonë duke menduar se i kemi arritur tashmë, edhe pse nuk është kështu. Si rezultat, do të bëjmë më pak përpjekje për atë që duam, duke i bërë gjërat më të vështira për veten.

Problemet në marrëdhënien tuaj

Të flasësh për shqetësime të vogla me familjen në lidhje me marrëdhënien që ke, nuk është problem. Por nëse fillontë futesh në detaje, atëherë do t’i mërzisni dhe do t’u jepni mundësinë që të ndërhyjnë në jetën tuaj. Anëtarët e familjes nuk ndajnë të njëjtën lidhje me partnerin tuaj si ju, kështu që më vonë, kur vendosni ta falni apo ta harroni, ata mund të mbajnë akoma inat ndaj tyre.

Sa fitoni dhe financat tuaja

Nëse fitoni para vetë, atëherë thjesht thënia e shumës mesatare vjetore mund të jetë një ide e mirë. Familja nuk ka nevojë të dijë për çdo cent që fitoni dhe si shkojnë gjërat. Gjithashtu, nëse ka ndonjë problem financiar ose rritje page, është më mirë të mos jepni shumë detaje. Temat delikate si paratë mund t’i shqetësojnë ata dhe t’i bëjnë të japin këshilla të panevojshme se si mund t’i menaxhoni gjërat, të cilat mund të çojnë në mosmarrëveshje dhe argumente.

Sekretet për veten dhe të tjerët

Thashethemet mund të duken si një veprimtari e padëmshme për shumë prej nesh, veçanërisht me anëtarët e ngushtë të familjes. Por, pa marrë parasysh se sa u besoni atyre, ka gjithmonë një shans që ata të japin disa informacione të panevojshme tek të tjerët. Kjo mund të ketë një efekt negativ mbi ju dhe ndoshta mund të prishë marrëdhëniet tuaja me miqtë dhe anëtarët e largët të familjes.

Planet për të pasur fëmijë

Prindërit mund të dëshirojnë nipër e mbesa dhe mund t’ju pyesin vazhdimisht kur do të bëni fëmijë. Por mos harroni, ju jeni ai që në fund të fundit do të bëni zgjedhjen kur të vijë koha e duhur. Në mënyrë që të shmangen keqkuptimet apo edhe argumentet, ndonjëherë është më mirë ta shmangni këtë temë ose të paktën të siguroheni që ata nuk do të marrin shumë informacione.

Momenti kur u zbuloni prindërve se ju kanë bërë të ndiheni keq në të kaluarën

Kujtimi i gjërave që ju kanë ndodhur në të kaluarën nuk është gjithmonë ideja më e mirë, veçanërisht nëse ato kujtime ju  bëjnë ta përjetoni përsëri atë dhimbje. Të flasësh përsëri për këtë temë mund ta nxjerrë problemin përsëri në sipërfaqe dhe mund të shkaktojë telashe. Nëse është e mundur, përpiquni ta zgjidhni atë brenda vetes dhe falini. Vetëm nëse problemi sjell një diskutim të shëndetshëm, jo-agresiv midis jush dhe familjes suaj, mund ta hapni si temë, por me kujdes.

Gabimet tuaja

Disa gabime të vogla mund të zbulohen, por kur bëhet fjalë për dështime të mëdha, mund të jetë më mirë t’i mbani sekret. Kjo, sepse prindërit mund të shqetësohen për ju dhe do të përpiqen t’ju ndihmojnë për të përmirësuar situatën. Por jo gjithçka mund të zgjidhet prej tyre! Në fakt, ata nuk kanë nevojë ta bëjnë këtë për ju. Në shumicën e rasteve, duhet t’i zgjidhni vetë problemet që hasni.

Gjërat që besoni dhe që ju pëlqejnë

Feja, politika dhe pikëpamjet mbi këtë botë, janë tema delikate, që ndonjëherë duhet të shmangen, madje edhe me anëtarët e familjes. Kur njerëzit dëgjojnë mendime të kundërta, është e vështirë të përmbahen dhe kërkojnë t’i imponojnë besimet e tyre tek të tjerët.

Vendndodhja juaj e saktë, 24 orë në 7 ditë të javës

Kur jeni akoma fëmijë, është e natyrshme që nëna t’ju “gjurmojë” vazhdimisht se ku jeni. Kur të rriteni, nuk ka më nevojë për këtë. Nëse prindërit ende e kërkojnë diçka të tillë, duhet të flisni me ta dhe t’u shpjegoni se kjo mund t’ju dëmtojë psikologjikisht dhe mund të cënojë hapësirën tuaj personale.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top