Lifestyle

June 20, 2020 | 8:16

Maskë me portokall për largimin e njollave të fytyrës

Kur ekspozimi i lëkurës ndaj diellit dhe faktorëve të jashtëm është i madh edhe kujdesi për të duhet të jetë i tillë. Mendoni për fytyrën e cila është në kontakt të përhershëm me ambientin dhe çdo gjë që e rrethon, duke u bërë kështu një nga pjesët me delikate dhe të vështira të trupit.

Përsëri e përsëri zgjidhja për të gjitha pyetjet tuaja gjendet tek produktet natyrale. Asgjë nuk e ndriçon fytyrën si një trajtim i mirë natyral. Ndaj sot ju sugjerojmë një nga mënyrat më të mira se si të largoni çdo papastërti dhe shenjë nga fytyra juaj.

Portokalli përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në rregullimin e melaninës në lëkurë si dhe zbardhjen e shenjave në të. Uji i trëndafilit nga ana tjetër është një mënyrë e përkryer për ta tonfikuar fytyrën tuaj e për ta lënë sa më të butë. Ndaj ju sugjerojmë të provoni këtë kombinim për të larguar gradualisht të gjitha shenjat që nuk i dëshironi mbi lëkurën tuaj.

Çfarë ju duhet:

  • 2 lëkura portokalli
  • 2 lugë çaji ujë trëndafili

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë trajtim duhet të grini hollë lëkurat e portokallit derisa të formohet pluhuri. Më pas bashkojini në një enë me pak ujë trëndafili që mund ta përgatisni vetë në shtëpi nga petalet e trëndafilit.

Merrni dy grushta me petale dhe zhytini në 100 ml ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, filtrojeni dhe e keni gati për ta përdorur.

Përzieni të gjithë masën me një lugë derisa të formohet një pastë e hollë. Vendoseni të gjithën mbi fytyrë siç bëni zakonisht me maskat dhe lëreni të thahet për 15-20 minuta. Pasi maska të jetë tharë shpëlajeni fytyrën me kujdes me ujë te vakët dhe në fund vendosni kremin tuaj hidratant. Trajtimi këshillohet të përsëritet disa herë në javë pasi bëni dush kur fytyra është e pastër dhe poret janë të hapura.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top