Këshilla & Arsye

June 21, 2020 | 17:15

Oda e mjekëve të Kosovës nuk duhet të ketë frikë nga kritikat e merituara ndaj shëndetësisë aktuale botërore

 

Intervista që zhvilloi në emisionin «Rubikon» biznismeni i suksesshëm dhe njohësi i mirë i shëndetësisë alternative, Hetem Ramadani, sikur i paska frikësuar tejmase ca nga mjekët e Odës së Mjekëve të Kosovës, saqë këta të fundit paskan deklaruar nëpër gazeta «që duan ta padisin Hetem Ramadanin penalisht».

Në demokraci çdokush nga ne mund të kritikojë fenomene që nuk shkojnë mirë. Që dikush të kritikojë dështimet në shëndetësi nuk është vepër penale. Ne të gjithë e dimë që shëndetësia botërisht ka probleme të paskajshme. Ka ikur koha kur mjekët të veshur në tesha të bardha të ndihen «Zotë» përballë pacientëve të pafuqishëm. Dështimet në shumë sfera të shëndetësisë hapin rrugë për alternativa racionale.

Hetem Ramandini në emisionin «Rubikon» nuk kritikoi mjekët e Kosovës dhe të Shqipërisë, ai më meritë dhe argumente të bazuara në referenca të publikimeve shkencore, nënvizoi që punët në shëndetësi nuk po shkojnë mirë. Ai solli fakte të bazuara në publikime të revistave prestigjioze, që dëshmojnë̈ ndikimet anësore të ca vaksinave dhe barrërave, ku pasojat nganjëherë janë shumë më të mëdha se sa dobia e tyre.

Prof. Dr. Fadil Çitaku

Prof. Dr. Fadil Çitaku

Edhe lidhur më korona virusin Hetem Ramadani ishte mjaftë i qartë në sugjerimin e tij që shëndetësia duhet shumë më shumë të fokusohet në parandalim, duke nënvizuar që nga ky virus po pësojnë pacientet që kanë disa nga sëmundjet kronike, të cilat janë rrjedhë e stilit të gabuar të jetesës.

Domosdoshmëria që shtetet e tërë botës duhet të investojnë më shumë në parandalim është shumë e qartë. Por ky investim si duket nuk po po ju pëlqen përfituesve të sektorit të mjekësisë dhe farmacisë, që z.Ramadani me të drejtë i quajti aktorë përfitues të sistemeve të shëndetësisë në tërë botën. Për të ilustruar këtë, unë si shkëncëtar ndërkombëtar i lidershipit dhe profesor i pedagogjisë së mjekësisë, që më vite të tëra edukoj profesionistë në shëndetësi, mjekë, profesorë të mjekësisë dhe stomatologjisë, dua të sjell ca të dhëna me referenca nga shteti im Zvicra, njëri ndër shtetet më të të zhvilluara në botë, si dhe nga Anglia dhe nga SHBA.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Zvicër (Swiss Federal Statistical Office, 2016) në vitin 2016 Zvicra shpenzoi për sektorin shëndetësor 80.7 miliardë franga zvicerane, nga e tërë kjo shumë shpenzoi vetëm 0.6% për parandalimin e sëmundjeve.

Bazuar në publikimin e gazetës Aargauer Zeitung, autorja Anna Wanner (2014) shkruan në artikullin e saj «Jede dritte Operation ist überflüssig – die Gründe sind vielfältig» qe në Shqip i bie «Ç’do i treti operacion është i panevojshëm-Shkaqet janë të ndryshme» (Referenca: Anna Wanner – Aargauer 18.12.2014) ja referenca në origjinal: https://www.aargauerzeitung.ch/schweiz/operationen-ueberfluessig-unnoetig-ueberfluessige-operationen-aerzte-operieren-rechte-der-patienten-patientenrechte-ueberversorgung-128669930

new-project-1Autori i revistës investiguese prestigjioze të Zvicrës «Beobachter», Vetterli, në artikullin e tij «Auch die beste Medizin hat Grenzen» që në shqip i bie «Edhe mjekësia më e mirë i ka kufijtë e vet» shkruan «A është çdo operacion i nevojshëm? «Jo» thotë Vetterli (2016). Ja referenca origjinale: https://www.beobachter.ch/gesellschaft/editorial-auch-die-beste-medizin-hat-grenzen?fbclid=IwAR1ik0Jfn8oBbDnMQCO5qHMOVb7lSoXixPRqvVTXspbMLuOoCbGXvYt4Ekg

Pra këto referenca janë vetëm disa nga mijëra të tjera që dëshmojnë̈ se në sistemin e shëndetësisë një paradigmë e re është domosdoshmëri e kohës.

Ne profesionistet e shëndetësisë duhet të kemi afinitet të pranojmë edhe kritika nga të tjerët edhe të jemi vetëkritikë. Vetëm kështu mund ta avancojmë sektorin shëndetësorë dhe ta demonstrojmë profesionalizmin tonë.

Ne jemi dëshmitarë që pacientët edhe në vendet më të zhvilluara të botës siç është Zvicra, Anglia, SHBA, Gjermania etj. pa nevojë marrin shumë medikamente, të cilat kanë shumë pasoja anësore.

Në revistën më prestigjioze të botës së mjekësisë, British Medical Journal, autorët McCombie dhe kolegët (2015) në artikullin e tyre «Beating type 2 diabetes into remission» demonstruan shkënctarisht se diabeti typ 2 mund të shërohet nëse pacienti i humbë 15 kilogram peshë. (Refrenca: Beating type 2 diabetes into remission. BMJ 2017;358:j4030 doi: 10.1136/bmj.j4030 (Published 2017 September 13).

Brook dhe kolegët, në studimin e tyre “Beyond Medications and Diet: Alternative Approaches to Lowering Blood Pressure. A Scientific Statement from the American Heart Association. Hypertension” në revistën shkencore prestigjioze amerikane “American Heart Association” dëshmuan se meditimi transcendental mund ta zëvendësojë marrjen e medikamentit kundër hipertensionit.  (Refernca: Brook RD et al., Beyond Medications and Diet: Alternative Approaches to Lowering Blood Pressure. A Scientific Statement from the American Heart Association. Hypertension, 61:00, April 2013.)

Këto referenca shkencore të sipërpërmendura nga burime të vlefshme dhe besueshme, si dhe mijëra të tjera dëshmojnë se argumentet që z.Hetem Ramadani solli në emisionin Rubikon, ishin të bazuara në evidencë shkencore.

Konkludim

Ne profesionistët e shëndetësisë bëjmë një punë të madhe në mirëmbajtjen e shëndetit të popullit, por pasi rezultatet nuk janë ato q ë populli më meritë pret nga ne, një qasje tjet ër është domosdoshmëri e kohës. 

Profesionistët shëndetësorë nuk duhet të kenë frikë nga kritikat merituese, sepse këto na nxisin të reflektojmë dhe të jemi më inovues, që të kemi rezultate më të mira në shëndetësi.

Trendet në shëndetësi duhen reflektuar dhe duhen gjetur alternativat. Shëndetësia alternative është duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në shtetet e perëndimit. Ne, tani kemi edhe profesor të shëndetësisë alternative dhe mjekë të specializuar në mjekësisë e stilit të jetës, të cilët çdo gjë që e aplikojnë e vërtetojnë̈ me evidencat më të sofistikuara të shkencës. Ata duke përdorur metodat alternative të shërimit, mënjanojnë aplikimin e medikamenteve në trajtimin e pacientëve.

Z.Hetem Ramadani, i cili rreth 40 vite autodidaktikisht ka marrë njohuri të thella të bazuara në shkencë rreth fiziologjisë̈ së trupit të njeriut, si dhe nga shëndetësia alternative dhe këto njohuri po i dëshmon më rezultatet e tij brilante, në shërimin e sëmundjeve, të cilat mjekësia konvencionale i sheh si të pashëruara, nuk duhet të shikohet si rrezik për mjekët e Kosovës dhe më gjerë. Fundja, pacientëve nuk u intereson kush i shëron ata, qenësore është që ata të shërohen.

 

Referencat:

Brook RD et al., Beyond Medications and Diet: Alternative Approaches to Lowering Blood Pressure. A Scientific Statement from the American Heart Association. Hypertension, 61:00, April 2013

Anna Wanner (2014). Jede dritte Operation ist überflüssig – die Gründe sind vielfältig» – Aargauer Zeitung Zuletzt (18.12.2014) https://www.aargauerzeitung.ch/schweiz/operationen-ueberfluessig-unnoetig-ueberfluessige-operationen-aerzte-operieren-rechte-der-patienten-patientenrechte-ueberversorgung-128669930

Louise McCombie researcher, Wilma Leslie researcher, Roy Taylor professor, Brian Kennon

Naveed Sattar professor, Mike E J Lean (2017). Beating type 2 diabetes into remission.

BMJ 2017;358:j4030 doi: 10.1136/bmj.j4030 (Published 2017 September 13)

Martin Vetterli (2016). Auch die beste Medizin hat Grenzen. Beobachter (19.07.2016)

https://www.beobachter.ch/gesellschaft/editorial-auch-die-beste-medizin-hat-grenzen?fbclid=IwAR1ik0Jfn8oBbDnMQCO5qHMOVb7lSoXixPRqvVTXspbMLuOoCbGXvYt4Ekg

Swiss Federal Statistical Office (2016). Kosten und Finanzierung des Gesundheitswesens 2016: Provisorische Daten Gesamtgesundheitsausgaben 2016 bei 80,7 Mrd. Franken.

Autori:

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)

Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe.

Supervisor në Universitetin Prestigjioz Shtetror të Zvicrës ETH.

Kontakti: [email protected]

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top