Në fokus

October 23, 2016 | 9:53

Matilda Makoçi aktore në “Hare+M”-in e Natasha Begës / Ndan emocionet: Edi Rama, shoku im i rinisë, me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun

Piktorja dhe poetja Natasha Bega ia ka dalë mbanë të na rikthejë me zërin e saj aktoren e njohur, Matilda Makoçi. Pas gati tri dekadash si protagoniste në filmat më të mirë shqiptarë të viteve ’80-të, aktorja idhull e shqiptarëve i ka lënë pa fjalë të pranishmit, në takimin e organizuar pothuaj enkas për të nga mikja e saj e ngushtë, Natasha Bega. Me pak ndryshime për shkak të viteve që mban mbi supe, Makoçi ka suprizuar me praninë e saj, duke performuar poezitë e para të autores Bega. 

tasha

Ekspozita e titulluar “Hare+m” ka qenë një projeksion multidimensional me piktura dhe objekte ku nuk kanë munguar edhe zonja me veshje haremi si dhe figura e Ali Pashës dhe Bajronit.

matilda2

Matilda Makoçi ndan emocionet personale ku thotë: 

Edi Rama, shoku im i rinisë, me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun

dhurata-matildaNdërkohë për gazetaren Dhurata Hamzai për “Report TV”, Matilda Makoçi foli për këtë rikthim artistik në skenë, duke u shprehur se: “nëse më jepet mundësia, do të vijoj jetën artistike për aq gjëra sa mund të bëj”. Makoçi ka shprehur një dëshirë të madhe për të vazhduar me mundësitë që e lejojnë të jetë pjesëmarrëse në aktivitete artistike. Ndër të tjera Matilda Makoçi është shprehur: “Më vjen mirë që kur mora pjesë në këtë ekspozitë përmendet ish-bashkëshorti im Edi Rama. Ka qenë shoku im i rinisë me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun. Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top