Dëshmi

September 8, 2021 | 12:47

Maya rrëfen prapaskenat e klipit me të birin

Vetëm 3 javë më parë, Maya publikoi këngën e parë për të birin, me të protagonist. Këngëtarja e muzikës popullore, doli për herë të parë për ta promovuar këtë projekt në ‘Ftesë në pesë’.

Me shumë emocion, ajo rrëfeu se e kish pritur këtë këngë me shumë gëzim dhe frymëzimin për ta realizuar e mori nga urimet që i erdhën prej miqve dhe dashamirësve kur u bë nënë.

“Më uronin me fjalët: U bëftë lis, sepse këtej nga anët tona, ky është urimi më i mirë për një fëmijë. Dhe aty më lindi ideja që kënga për Jonas të ishte me fjalën lis”, rrëfeu Maya.

I biri, është edhe protagonist në klipin muzikor. Maya pranoi se megjithëse i vogël, ai nuk e mundoi gjatë xhirimeve, pasi e ndjente që ishte një punë për t’u bërë.

Kjo ishte hera e parë që Maya dilte kaq hapur me djalin, portretin e të cilit më herët e kishte publikuar shumë pak.

Burimi / BW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top