Nga Adela Kolea, gazetare, përkthyese
Dhe nuk e gjen dy herë njëlloj këtë term në të shkruar shqip. E has si “kredenzë”; “gredencë”; “gradencë”… Kuptoj se është term i huazuar, italianizëm, dhe nuk gjendet as në fjalorin e shqipes, ndaj shqip i japin lloj-lloj ngjyrimesh.
Sidoqoftë, më mirë – kalk se kalk i huaj – të lihet ashtu si fjalëpërfjalshëm lexohet nga italishtja, me parimin fonetik, “credenza” (kredenca).
Mjafton që në fjalën burimore e origjinale t’i njihet etimologjia, pse i thonë “credenza” italianët.
E mjafton pra, të dimë që mobilja “credenza”, italisht ka lidhje të drejtpërdrejtë me “credo”-n, me “besimin” si koncept. Kjo, pasi që në lashtësi, klasat më të larta e të privilegjuara, kishin zakon që të mos e konsumonin ushqimin, pa qenë i testuar ky ushqim nga personat e ngarkuar me këtë punë, ata që testonin dhe garantonin për cilësinë dhe shijen e gjithçkaje që do të servirej në banketin e parisë së vendit.
Për këtë arsye, ushqimi i testuar dhe i besuar do të vendosej në një mobilie të posaçme, e cila do të lidhej direkt me “besimin” – “credo” e nga kjo, “credenza” u quajt edhe mobilja.
E shprehja:
“Zotërinj, po ju serviret një ushqim i besuar!”, do të paraprinte servirjen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.