Studim

May 7, 2020 | 8:28

Mbivlerësimi i tepërt i fëmijëve i bën ata narcisistë

Prindërit i shndërrojnë fëmijët e tyre në narcisistë duke i mbivlerësuar ata, kështu thuhet në një studim të publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America”

Prindërit është më mirë të jenë të lidhur emocionalisht me fëmijët – thotë studimi – sepse kjo gjë çon drejt një niveli të lartë vetëbesimi, por nuk çon në narcisizëm. Studimi është i pari i llojit të vet që ka studiuar fëmijët nga mosha 7 – 11 vjet, e cila konsiderohet si periudha ku fillojnë të shfaqen tendencat narcisiste.

Profesori Brad Bushman, një nga autorët e këtij studimi, ka deklaruar:

“Fëmijët u besojnë prindërve kur ata u thonë se janë më të veçantë se të tjerët. E kjo mund të mos jetë gjë e mirë për ta apo shoqërinë në përgjithësi. Kur kisha filluar hulumtimet në vitet ‘90, besoja se fëmijët e mi duhet të trajtohen sikur të jenë super të veçantë. Por, tani kujdesem shumë që të mos e bëjë atë gjë. Është e rëndësishme të shprehni ngrohtësi ndaj fëmijëve tuaj sepse ua rritni vetëbesimin, por mbivlerësimi i shpie ata drejt narcicizmit”.

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top