Mirëqenie

September 6, 2018 | 13:18

Mbrojtja nga sëmundjet neurologjike fillon që në barkun e nënës

Çrregullimet e zhvillimit neurologjik, të tilla si autizmi dhe skizofrenia, si dhe hiperaktiviteti i deficitit të vëmendjes, prekin më shumë meshkujt. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Maryland (SHBA), kjo mbrojtje nga ana e femrave, fillon që në barkun e nënës dhe udhëhiqet nga një molekulë që ka fetusi femër, e cila prodhon një rezistencë të rritur ndaj stresit të nënës, duke vepruar si një mburojë edhe për probleme të ardhshme neurologjike.

Sëmundjet neurologjike

Autizmi është një çrregullim neuro-zhvillimor që manifestohet në vitet e para të jetës me sjellje të përsëritura dhe një dëmtim të rëndë të ndërveprimit shoqëror dhe komunikimit verbal dhe jo-verbal. Megjithëse shkaqet rrënjësore ende nuk njihen plotësisht, hulumtimi sugjeron që faktorët gjenetikë dhe metabolikë mund të pengojnë maturimin fiziologjik të neuroneve dhe qarqeve funksionale.

Skizofrenia, nga ana tjetër, është një sëmundje mendore që mund të shfaqet rreth moshës 15 dhe 35 vjeç, me simptoma të ndërlikuara, të cilat mund të kenë efekte shkatërruese për vetë personin dhe ata që ka pranë.

Studimi në laborator

Për të kuptuar më mirë bazën molekulare për këtë pabarazi mes meshkujve dhe femrave, studiuesit u përqendruan në gjenin OGT i cili luan një rol kyç në shëndetin e placentës dhe kontrollon transkriptimin e markerit epigenomik H3K27me3.

Nivelet e larta të këtij treguesi në placentën femërore prodhojnë rezistencë ndaj stresit të përjetuar nga nëna. Kjo lejon femrat të jenë më rezistente ndaj stresit të nënës sesa meshkujt. OGT dhe H3K27me3 në placentë janë vendimtare për mbrojtjen e fetusit ndaj shumë faktorëve në shtatzëni, që më pas kanë ndikim gjatë jetës. Gjeni OGT është në kromozomin X dhe duket se siguron një nivel mbrojtjeje për fetusin femëror.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top