Këshilla & Arsye

September 6, 2018 | 13:29

Kura natyrale për të lehtësuar dhimbjet e ciklit menstrual

Dhimbjet e ciklit menstrual janë aq të sikletshme sa vetëm duke i kujtuar mendojmë për ilaçin qetësues. Me siguri, e keni dëgjuar dhe herë të tjera se ekzistojnë shumë kura natyrale që janë edhe më efektive dhe ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve. Dhe bëni mirë t’i besoni këto.

  1. Bëni një dush të nxehtë

Dhimbja e ciklit do të reduktohet nëse bëni një dush të nxehtë (aq sa e përballoni, sigurisht). I nxehti i bën mirë edhe trupit gjithashtu.

  1. Sigurohuni të qëndroni të hidratuara

Nëse pini më shumë ujë, ditët e ciklit do të kalojnë lehtë dhe pa shumë dhimbje. Pasurojeni dietën me fruta dhe lëngje të ndryshme.

  1. Bëni seks!

Orgazma është ilaç kurues për dhimbjet e ciklit për një numër të madh femrash. Pse ndodh kjo nuk është shpjeguar ekzaktësisht, por merrni partnerin dhe kërkojini t’ju lehtësojë dhimbjet.

  1. Bëj gjëra që të bëjnë të lumtur

Një gotë verë me një pamje çlodhëse mund t’i zbusë muskujt tuaj dhe ato të mitrës gjithashtu. Meditimi është një tjetër mënyrë për t’i shpëtuar dhimbjeve menstruale.

  1. Kujdes me dietën ushqimore

Ushqime me pak karbohidrate dhe sheqer do t’ju ndihmonin gjatë ditëve të ciklit menstrual. E dimë që uria është kaq e madhe gjatë atyre ditëve, por bëni mirë t’i rezistoni çokollatave dhe biskotave.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top