FB

December 7, 2021 | 12:01

“Më dhe dhuratën më të bukur”- Dy javë pas ndarjes nga jeta të Hueyda El Saied, bashkëshorti i saj bën dedikimin e ndjerë

Ndarja nga jeta papritur e Hueyda El Saied shkaktoi trishtim të thellë. Artistja e njohur humbi betejën me sëmundjen e rëndë duke ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.

Hueyda El Saied

Dhe bashkëshorti i saj, Thierry ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Hueyda El Saied në një postim në Instagramin e ish-moderatores.

Ai shkruan se “Hueyda u largua si një yll vezullues me kokën lart pas një lufte të ashpër, por që nuk u ankua kurrë dhe tregoi kurajë gjatë kësaj beteje”.

hueyda el saied (6)

“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi kaq i thellë, por unë dhe Gabriel duam t’ju falënderojmë për gjithë simpatinë e treguar dhe dashurinë për Hueydan, duke nisur që nga Tirana e saj e në të gjithë pjesët e tjera të botës. Faleminderit.

Hueyda u largua si një yll vezullues me kokën lart pas një lufte të ashpër! Ajo tregoi kurajë dhe forcë absolute pa dështuar dhe pa u ankuar kurrë! Hueyda rrëmbeu admirimin e të gjithëve ne, por mbi të gjitha atë të dy fansave më të mëdhenj në këtë luftë: Gabrielit dhe timen, dy dashuritë e saj. Familja jonë e bukur tashmë është e privuar nga pjesa e saj më e bukur”, shkroi Thierry.

hueyda el saied (20)

Bashkëshorti i artistes i dedikoi edhe disa fjalë të ndjerës teksa e falenderoi për dhuratën më të bukur, Gabrielin, të cilin Thierry e birësoi pak muaj para se Hueyda të ndahej nga jeta.

hueyda el saied (27)

“Faleminderit Hueyda, dashuria ime, nga thellësia e zemrës që më bërë një njeri më të mirë dhe të falënderoj mijëra herë që më dhe dhuratën më të bukur, Gabrielin, djalin tim, të cilin do vazhdoj ta dua me gjithë zemrën time, fuqinë dhe shpirtin tim. Hueyda, dashuria ime, do na mungosh shumë. Gabrieli dhe unë asnjëherë nuk do të ndalojmë së dashuri ty, do jesh në zemrat tona përgjithmonë. Të duam shumë”, shkroi ai.

hueyda el saied (24)

Hueyda El Saied u nda nga jeta më 23 nëntor në mënyrë të papritur. Ish-balerina, këngëtarja dhe moderatorja vuante nga një sëmundje e rëndë që e mbajti të fshehtë deri ditën kur humbi betejën.

Ajo shfaqej gjithmonë e buzëqeshur në postimet në rrjetet sociale, ku edhe ndante mesazhe inkurajuese e frymëzuese për ndjekësit e saj.

hueyda el saied (25)

hueyda el saied (26)

hueyda el saied (8)hueyda el saied (19)hueyda el saied (13)hueyda el saied (11)

 

 

 

Burimi / PanoramaPlusOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top