Thelbi i dashurisë nuk është të kontrollosh tjetrin, por t’i japësh atij hapësirën për të qenë vetvetja. Kur dy njerëz mund ta duan njëri-tjetrin, pa u përpjekur të zotërojnë njëri-tjetrin, marrëdhënia e tyre është e shëndetshme dhe bëhet burim gëzimi dhe rritjeje.
“Të duash më pak” nuk do të thotë më pak dashuri, por dashuri më e pjekur, më e thellë dhe më e lirë.
Kontroll = Frikë
Dashuria nuk është kontroll, nuk është mungesë lirie. Dashuria nuk është kur tjetri bëhet skllav i nevojave të mia.
Dashuria është t’i japësh tjetrit lirinë edhe nëse më tradhton…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.