FB

November 10, 2021 | 8:19

“Më falni që qaj”, fraza që e dëgjoj shpesh nga pacientët e mi / Por, a është kaq keq të qash?

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

“Më fal që qaj!” dhe nxitojnë të fshijnë sytë dhe të rimarrin vetëkontrollin. Nxitojnë shumë, ulin kokën disa herë, ulin shikimin dhe kur u ndodh të qajnë, ulen në kolltuk. Vërtet, a është kaq keq të qash?

0

Kultura mbizotëruese po na bombardon vazhdimisht me një kërkesë për gëzim dhe pozitivitet. Lotët nuk i përshtaten figurës optimiste, të ndritur, e cila arrin gjithçka dhe është vazhdimisht e lumtur. Lotët janë shenjë dobësie, pafuqie, fatkeqësie. Ato nënkuptojnë turp. E qara duhet të ndodhë në heshtje dhe në mënyrë private. Jo vetëm privatisht. E/i izoluar. Askush nuk lejohet të më shohë duke qarë. Më së shumti të dashurit e mi dhe unë do t’u kërkojmë falje me nxitim, që i ngarkova, që më panë të pambrojtur. Në fillim të procesit të shërimit – ndoshta edhe më vonë – as psikologia ime nuk lejohet të më shohë duke qarë. I kërkoj falje edhe asaj. Në vendin tim, në vendin më të sigurt, në pjesën psikoterapeutike, ndihem në siklet duke i lënë të lirë lotët.

Në të njëjtën kohë kur dhuna, abuzimi, objektivizimi, mashtrimi dhe shkeljet ndodhin hapur rreth nesh, qarja ka nevojë për dhoma të errëta, dyer të mbyllura dhe shumë falje.

Por çfarë është të qarët?

Është një reagim i natyrshëm i njeriut ndaj emocioneve të forta. Në të gjitha emocionet e forta, negative dhe pozitive. është një mekanizëm lehtësimi dhe pastrimi i nevojshëm, kur tensioni akumulohet më i madh se sa mund të përballojë njeriu. Dhe lehtësimi i tensionit është një shenjë e shëndetit dhe ekuilibrit. Mënyrat për të ruajtur këtë ekuilibër ndryshojnë në varësi të temperamentit të çdo personi, por të qarët është mjaft e zakonshëm dhe efektiv. Në të njëjtën kohë, e qara nga gëzimi, emocioni, dashuria apo habia, është një manifestim i fortë emocioni, i cili mund të favorizojë lidhjen me njerëzit e tjerë dhe fatkeqësisht gjymtohet. Fatkeqësisht, ky kufizim vlen shumë herë për meshkujt. E qara, tradicionalisht, nuk i përket repertorit të sjelljeve “mashkullore”, përveç situatave specifike intensive. Pra, meshkujt kanë mundësi shumë më të kufizuara për shprehje emocionale dhe vetëm vitet e fundit është bërë një përpjekje për ta ndryshuar këtë.

Të qash.

Sepse kështu pastroni, dekompresoni, deklaroni se keni nevojë për ndihmë dhe përqafime. Sepse është në rregull të jesh i pambrojtur dhe të kesh nevoja. Dhe është mirë ta shohësh këtë para njerëzve të tjerë. Dhe sigurisht, është në rregull të qash në dhomën e psikoterapisë. Ndoshta nga atje mund të filloni të eksperimentoni me manifestimin e cenueshmërisë suaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top