Dëshmi

October 4, 2018 | 21:54

Me helikopter drejt Tiranës, historia e 25-vjeçares shtatzënë që i shpëtoi vdekjes së bashku me foshnjën

Emisioni “Rudina” ka trajtuar në pasditen e së enjtes një histori nga ato të cilat nuk është lehtë të harrohen.  Bëhet fjalë për historinë e një 25-vjeçareje nga Dibra, Dafina Kadriu, e cila teksa ishte në muajin e 8-të shtatzënisë kaloi një hemorragji të rëndë, çka rrezikoi seriozisht jetën e saj dhe të bebes.

2Por ndërhyrja në kohë për ta sjellë me helikopter në Tiranë për një ndërhyrje më të specializuar nga mjekët e Maternitetit “Mbreteresha Geraldinë”, bënë që ajo së bashku me foshnjën të shpëtojë. Sot Dafina mban në krahë vajzën e saj teksa e përshkruan si lumturinë më të madhe.

Në muajin e 8-të më erdhën dhimbjet e parakohshme. Në spitalin e Peshkopisë më mbajtën vetëm një ditë për shkak të kushteve dhe më nisën me helikopter për Tiranë dhe këtu më shkoi gjithçka mirë. Kam qenë shumë e sikletosur, s’dija si do të shkonin gjërat. Por sot ndjej një kënaqësi shumë të madhe, nuk mund ta besoj”, tha Dafina.

Burimi tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top