Mirëqenie

October 4, 2018 | 16:00

Divorcet / Kartë të Drejtash për Fëmijët, 10 pikat kyçe që i mbrojnë të vegjlit me prindër të ndarë

Karta do të jetë një pikë referimi në fushën e të drejtës familjare, për ligjvënësin dhe për operatorët, duke i kthyer dhjetë nevojat e fëmijëve në qendër të dinamikës së ndarjes midis prindërve.

Nga ALESSANDRO SIMEONE*

Autoriteti garant për Fëmijë dhe Adoleshentë, pas disa muajve të punës intensive me ndihmën e ekspertëve në fushën ligjore, psikologjike dhe pedagogjike, ka publikuar “Kartën e të drejtave të fëmijëve në ndarjen e prindërve”.

2

Duke filluar me Konventat ndërkombëtare dhe kërkesat kushtetuese, Karta e të Drejtave përbëhet nga 10 pikë, e cila specifikon se:

fëmijët pas ndarjes së prindërve kanë të drejtë që: të vazhdojnë të ruajnë afrimitetin dhe dashurinë, duke përfshirë edhe rrjetin miqësor; të vazhdojnë të jenë fëmijë, pa u përjashtuar nga vuajtjet e të rriturve; të informohen dhe të ndihmojnë për të kuptuar ndarjen e prindërve, pa përfshirje të tepërt dhe pa u bombarduar me informacion, i cili mund të ndikojë negativisht në marrëdhënien e tyre me një nga prindërit; të dëgjohen dhe të shprehin ndjenjat e tyre; të mos bien nën presion nga prindërit dhe të afërmit; të ruajnë ndarjen e prindërve; mos përfshihen në konflikt prindëror; të kenë kohë të mjaftueshme për t’u mësuar me ndryshimet që lidhen me ndarjen, pa arratisje të rrezikshme përpara, siç ndodh shpesh në rastin e vendosjes së familjeve të reja të zgjeruara; të mbrohen nga vështirësitë ekonomike të bilancit të ri të familjes dhe të mos vuajnë ndryshime të pajustifikuara në përmbajtjen dhe stilin e jetës familjare, të mos jetojnë forma të dhunës ekonomike nga njëri prind; të marrin shpjegime për vendimet që kanë të bëjnë me ta.

divorc

Karta pohon gjithashtu se “dashuria nuk matet me kohë, por me kujdes dhe vëmendje”, duke iu përgjigjur, edhe në mënyrë indirekte, atyre që supozojnë se zgjidhja e vetme e mundshme, pas ndarjes së prindërve, është për t’i ndarë fëmijët përgjysmë.

3

Së fundi, një “pjesë e shtetit” kujdeset për fëmijët: mund të shpresojmë se është vetëm fillimi.

* Avokat i Komitetit Shkencor të “Il Familiarista”, portal interdisiplinor në mbi ligjin e të drejtave të familjes Giuffrè Francis Lefebvre.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi repubblica.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top