Këshilla & Arsye

July 29, 2016 | 9:17

Me kë do t’i kaloni pushimet verore?

A e keni vendosur destinacionin dhe nisjen? Me kë do t’i kaloni pushimet? Përdorni hapat me sugjerimet e nevojshme, të cilat ju ndihmojnë të zgjidhni vendet ideale për të pushuar në varësi të personave që ju shoqërojnë…

Nëse udhëtoni me mikun më të ngushtë

Ju mund ta caktoni vetë një itinerar krejt origjinal dhe të niseni në këtë aventurë, vetëm mos harroni të përcaktoni disa udhëzime përpara se të niseni. Gjeni një spa relaksuese dhe kaloni një periudhë të gjatë duke biseduar ndërkohë që bëni manikyr e pedikyr. Merrni me vete një lojë zbavitëse e motivuese dhe “zhdukuni” në një shtëpizë në mal për një ndeshje miqësore. Kush tha se Parisi është vetëm për të dashuruarit? Merrni një hartë, disa ndërresa dhe kalojini një pjesë të pushimeve duke eksploruar qytetin sipas qejfit tuaj.

Nëse udhëtoni me partnerin tuaj të ri

Nxirrni pajisjet e kampingut, kërkoni një vend në një park natyror dhe kaloni net romantike duke u përkëdhelur nën dritën e yjeve. Mos harroni të shpreheni. Nuk jeni rritur në të njëjtin vend? Planifikoni udhëtime në vendet tuaja të origjinës për të kuptuar sa më shumë për njëri-tjetrin. Ndani bashkë kujtime nga fëmijëria duke parë albume të vjetra ose foto!

Nëse udhëtoni me dashurinë e jetës suaj

Vizitoni një zonë të famshme për verërat e saj. Asgjë nuk është më relaksuese sesa një shishe verë dhe një kohë e shpenzuar vetëm në dy. Gjithmonë keni dëshiruar të kaloni sa më shumë kohë me atë që keni një jetë që e dashuroni? Atëherë planifikoni një udhëtim të gjatë. Asgjë nuk ju bën të ndiheni më afër sesa udhëtimi së bashku. Grupi juaj i preferuar ka planifikuar një tur botëror? Verifikoni listën e datave dhe vendeve ku do të mbajnë koncerte dhe zgjidhni një nga vendet që ju pëlqen më shumë.

Nëse udhëtoni vetëm

Merrni një shtëpizë komode në mal apo në plazh. Sillni me vete disa libra të mirë, revista dhe lini telefonin e laptop-in në shtëpi! Keni ëndërruar të merrni pjesë në një safari afrikan, por nuk keni gjetur dikë tjetër që të ndajë me ju të njëjtin pasion për luanët, tigrat dhe gjirafat? Kërkoni një tur që mund t’ju çojë në vendin e ëndrrave tuaja. Lërini të tjerët të kujdesen për udhëtimin tuaj, ndërkohë që ju do të shpenzoni kohën duke gjetur miqësi të reja. Qytetet e mëdha ofrojnë shumë aventura sidomos për ata të cilët udhëtojnë vetëm. Kalojeni kohën duke vizituar muzetë, duke parë një spektakël ose duke bërë shopping!

Nëse udhëtoni me fëmijë të vegjël

Gjeni një vend të bukur pranë liqenit ose një plazh familjar dhe kaloni disa ditë relaksi duke lozur me fëmijët në rërë dhe duke i mësuar të notojnë. Gjejini familjes suaj një udhëtim në një nga parqet e lojërave tip Disneyland dhe argëtohuni bashkë me ata nëpër lojëra të ndryshme dhe mos harroni të provoni ëmbëlsirat që ju sjellin ndërmend fëmijërinë. Parqet zoologjike janë vende zbavitëse për fëmijët tuaj dhe një mundësi për t’u mësuar atyre gjëra të rëndësishme për kafshët dhe natyrën. Kërkoni një ambient të sigurt!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top