Lifestyle

July 29, 2016 | 8:51

Rregullat e arta për seks të sigurt me pushime

Pushimet janë periudha kur më shumë se kurrë ia vlen të argëtohesh, të lumturohesh për kohën e lirë që ofrojnë. Gjithashtu të jepet mundësia të takosh njerëz të rinj, të bësh miq e ndoshta edhe ndonjë dashuri të re, apo me personin me të cilin mund të ndash një mbrëmje të këndshme, pse jo të kesh edhe një marrëdhënie intime. Por kur është fjala për marrëdhëniet intime nuk duhet të jemi shumë të hapur. Fjalët kyçe janë përgjegjësia dhe siguria, si për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar edhe për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Këshilla të dobishme se si të kryesh marrëdhënie seksuale në një mënyrë të qetë, i gjeni më poshtë, që për nga rëndësia ia vlen të fiksohen mirë.

Mos e teproni: Harroni duhanin, banketin dhe alkoolin, netët e vona, maratonat sportive dhe takimet e nxehta që mund të rrezikojnë shëndetin seksual. Në rrezik mbi të gjithë janë mosha 30-45 vjeç. Nisen për pushime me objektivin e takimeve në grup, vënë bast për numrat e performancat mahnitëse, ndoshta edhe me ndihmën e drogës si simulant nxitës. Bashkë me to bartin dhe mundësinë e hapur të ekspozimit ndaj rrezikut të dështimeve të papritura e të dëshpëruara, apo më keq, atë të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, të tilla si gonorrea, sifilizi, klamidia dhe hepatiti i mikroplazmave, pa përmendur HIV-in.

Ekspertët këshillojnë:

1. Përshtatuni ndaj një sjelljeje të shëndetshme seksuale: mos bëni gara me askënd, respektoni partnerin, përdorni prezervativ, sidomos në marrëdhëniet rastësore, dhe lahuni një herë në ditë me ujë dhe sapun;

2. Pirja e duhanit ul performancën seksuale: shmangni cigaret dhe ndonjë lloj droge siç është marijuana apo diçka e ngjashme me të;

3. Kujdesuni për ushqyerjen. Largoni shikimin nga banketet ku ka ushqime të ëmbla apo të yndyrshme, me shumë kripë dhe alkool. Edhe shtimi në peshë apo alkooli janë armiq të seksualitetit;

4. Thojini “po” aktivitetit fizik. Sporti është çmimi i duhur për të mbrojtur funksionin seksual, por kujdes nga tejkalimet. Stresi nga trajnimi i tepërt ndikon negativisht, siç mund të jenë disa lloj aktivitetesh. Evitoni traumat që mund të vijnë nga çiklizmi i tepërt, çiklizmi malor, artet marciale apo futbolli;

5. Stresi dhe depresioni janë në çdo stinë vrastarë për jetën seksuale. E rëndësishme është të njohësh, të pranosh të kesh një jetë të shëndetshme dhe afektive në marrëdhënie. Kështu syri nuk pret ndonjë performancë të mahnitshme nga vetvetja;

6.Në fund, në çdo moshë, mos dilni jashtë kontrollit. Teprimet nuk janë aspak të këndshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top