Pika referimi

November 3, 2015 | 8:45

Me kokën poshtë

eljan taniniNga: Eljan Tanini

Shtimi i jetesa-ve njerëzore që e kalojnë kohën nëpër kafe, ka dërguar në komunikime të tjera ndërpersonale për ndryshime personaliteti. Të pakta janë qëndrimet për një kohë të gjatë nëpër bordura, cepa apo stola! Jo se nuk preferohen, por ato i duan llojet e tjera njerëzore, përgjithësisht ata që shihen shumë nëpër rrugë dhe më të distancuar si vëmendje njerëzish. Çdo ditë më ndodh të lëviz me zagarushen, dyrrotaken gomë-hollë. Shoh pafundësisht të ecurit që e mbajnë kokën poshtë kudo, në bar-e, rrugë dhe sidomos edhe mbi makina. Nëse i vështron kur ecin rrugës me hapa sa minutat, nuk mbeten të jenë vajza që mbajnë kokën poshtë për të parë pastërtinë e këpucëve, këmbët apo cilësinë e trotuarit! Me nëpërmendjen diku tjetër për ta, dy duar dhe një kokë vlen sa një SHUMËFON petashuq. Në të paktat herë të miat  qëndrime nëpër bare, shumica e njerëzve ulen në kafe nga nisja e një bisede, flasin më pak se pesë minuta e më pas shohin punën e tyre në celefon, apo kur dikush flet dhe një tjetër e ka mendjen poshtë në ekran, tregon një si shtim ndaj insuficiencës shoqërore! Ti bën dy fjalë me ta, ti je me dikë tjetër në tavolinë ku bëhen dy vetë dhe është fare jo e mundur të përqendrohesh në bisedë, sepse facebook-u nuk mund të jetë kurrë i mbyllur! Të qenit vetëm nuk do të thotë domosdoshmërish të jesh i vetmuar. Humbja e fuqisë së komunikimit sy më sy apo të përtosh të flasësh me tjetrin përballë, do të thotë se pasioni pas substancave virtuale ndikon në çrregullimet e vetmisë, por edhe të kesh kohë që me zor të bësh polemika me gjumin. Habisë i shtohet edhe fakti se të ecësh rrugës dhe të flasësh me vete, me kokën poshtë, sot për sot është bërë modë. Ja se për çfarë ankohet gjyshja ime: – Unë nuk i marr vesh fare këta të rinjtë e sotëm. Nipçja që kam në shtëpi (këtu nuk e ka fjalën për mua) gjithmonë i ka duart e zëna dhe kokën poshtë! Por ama, kur shoh rrugëve rini të veshur krrëk që flasin me vete “shpirtiiiiii, zemraaaa!” U afrohem e janë gjithë zëra! Në kohën time kush fliste rrugëve me vete e merrnin për budalla, sot na qenka bërë modë. Domosdo modë, se nga njëra anë e veshit mbajnë kufje, ecin dhe më shumë duken që flasin me vete. Kapemi edhe nga shkëlqimi i syve kur dikush u thotë në ndonjë faqe virtuale: “Congratulations for feeling connected with others in your life”. I vetmi pakt që u dashka bërë është kur të gjithë ulemi në tavolinë ta hedhim celefonin, le të bjerë nga zilja. Në kohën kur ai cërret apo duhet ta shohësh, sytë dhe veshët gati! Ai apo ajo duhet të paguajë…! Tani që po shkruaj jam në njërin nga tre cepat e mi. Këtu në cepin e dëshiruar, ajo me bishtin e flokëve mbledhur fortë në kokë sapo porositi një Konjak Skënderbeu. Është e veshur mjaft mirë me të zeza të shtrenjta. Seç ka edhe një ritëm prej intelektualisteje. Si ka mundësi që një shtrenjtësi në dukje e tillë kërkon Konjak Skënderbeu?! Përse nuk preferon fjala ikën një Gautier?! Ja që nuk harrova të shkruaj edhe për të, sa u ul, hapi petashuqin pas pyetjes së kamerierit. Unë nuk e di në e ka fajin teknologjia për këtë apo thjeshtë na ka mundësuar të shprehim vetveten?!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top