Posta

November 2, 2015 | 10:18

Mos vallë nuk vlen më etika?

Denata ToceNga: DenadaToçe

U mendova para se ta shkruaj këtë letër, por më vlen këshillimi juaj. Shpesh tregohem e hapur dhe e gatshme të ndihmoj njerëzit. Më shumë me të afërmit të cilët i konsideroj pjesë, ashtu si familjen time. Mirëpo më pas edhe falënderimin duket sikur e fitoj me zor prej tyre. A duhet të jemi dallues edhe karshi njerëzve brenda fisit, të cilët i ke ndihmuar sa herë të është dhënë mundësia dhe në të kundërt reagimi i tyre ka qenë i ftohtë. Mos vallë kohët kanë ndryshuar dhe etika që unë kam mësuar nuk vlen më? E.L

Përgjigjie: Njerëzit në çdo kohë janë njësoj. Edhe 2000 vjet më parë, ka pasur njerëz mosmirënjohës (pa dashur të paragjykoj), të ftohtë, indiferentë ndaj së mirës. Kjo nuk do të thotë se mendimi dhe vepra juaj është e gabuar. Pyetja që më vjen ndërmend në çka më shkruani është: mos vallë ju vlerëson veten tuaj nga vlerësimi që ju bëjnë të tjerët? Patjetër që kjo është një e mirë e madhe për njeriun të ndjehet i vlerësuar nga të tjerët sepse është paracaktuar të jetë qenie sociale. Por, kur kjo sjellje kthehet qëllim në vetvete, pra, ju përcaktoni vlerat tuaja në reagimet e te tjerëve, kam merakun se do të zhgënjeheni. Jo të gjithë njerëzit vlerësojnë njësoj përpjekjen tuaj për ata, kështu që do të duhet të jesh me realiste mbi pritshmëritë që krijoni. Provoni të mos prisni shumë prej tyre, por të shpërbleni vetveten për aktin e mirë. Kjo karakteristikë është padyshim diçka e vyer në personalitetin tuaj. Mos e humbisni! Kurajë!

 

 

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top