Editorial

June 28, 2018 | 11:59

Me ndihmën e emisionit “Me zemër të hapur”, nëna bashkohet me djalin e saj

Ngjarjet e mbushura me trishtim janë shumë të shpeshta në realitetin shqiptar. Në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 këto situata janë të shumta, një ndër to ka qenë dhe historia e mëposhtme, por që pati një fund të lumtur.

Të dashur miq dua të ndaj me ju një lajm shumë të mirë. Më datën 28 maj ne kemi trajtuar historinë e dhimbshme të Johana Kellezit, të cilës i kishin marrë djalin e vogël në Itali. Nëna ishte marrë përsipër nga shërbimi social i këtij vendi, por pas disa muajve iu morë fëmija dhe po bëhej gati dëbimi i saj. Më ndihmën e avokates tonë, Natasha Shehu, nëna nuk u riatdhesua dhe sot është takuar me djalin e saj. Të gjithë jemi të lumtur për këtë arritje të madhe dhe i urojmë kësaj nëne ta rris dhe ta bëj burrë djalin e saj. Një falënderim të veçantë për avokaten Shehu dhe për ju miq që na mbështesni çdo ditë në ekranin e News24. Mirënjohje për ju! 

Ky është postimi që ka ndarë me të gjithë drejtuesja e këtij emisioni Evis Ahmeti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top