Lifestyle

June 28, 2018 | 11:40

Truket që përdorin gratë për hollimin e krahëve pas të 40-ve

Për shumë gra, rritja në moshë bëhet një kërcënim dhe një shqetësim për pamjen e tyre. Teksa rriten, muskujt dhe lëkura në pjesën e sipërme të krahëve bëhen më të lirshme. Hormonet e femrave gjithashtu mund të çojnë në grumbullimin e yndyrës rreth kësaj zone. 

Megjithatë, Zonja e Parë Melania Trump, 48 vjeç, dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës, 45, ishin në gjendje të tregonin krahët e përsosur kur u shfaqën në tapetin e kuq javën e kaluar.

Pra, si e bëjnë këtë?

Letizia një lojtare e mprehtë e tenisit, gjithashtu ajo shihet rregullisht duke vozitur dhe bërë ski – të gjitha këto aktivitete i japin krahëve të saj një stërvitje intensive. Megjithatë sekreti i saj i vërtetë është Perricone – një regjim që vë ushqimin anti-inflamator në thelbin e saj. Regjimi i rreptë përkrah ushqimin e salmonit të mbushur me antioksidant dy herë në ditë dhe shumë perime të gjelbra.

Ndërkohë, Melania njoftohet se përpiqet të hajë së paku shtatë copa frutash në ditë, për të mbajtur lëkurën e saj në një gjendje të mirë. Ajo zbuloi se zakonisht e fillon ditën e saj me një tas me bollgur të pasur me fibra.

Çfarë i bën krahët e  53 vjeçares Liz Hurley të jenë në formë? Mbajtja e valixheve të saj.

Aktorja shpjegoi se ajo asnjëherë nuk kërkon ndihmë për bagazhet e saj. Unë bëj 5 udhëtime në javë dhe çdo herë i zbres dhe ngjis vetë valixhet nëpër shkallët e shtëpisë gjithashtu i kushtoj vëmendje edhe ushqimit më mirë ha një pjatë supë se sa një kek.

Suranne, 39 vjeç kryen rregullisht ushtrimet ‘Plank Squad’. Ky ushtrim gjatë të cilit duhet të qëndroni shtrirë në dysheme shërben për të forcuar barkun, shpatullat dhe bicepsin. Gjithashtu ky ushtrim ju lejon të nderoni muskuj, të rrisni shkallën e metabolizmit të trupit dhe të digjni yndyrat e tepërta. Në shtëpi, ulja dhe ngritja e djalit të saj të vogël ka rritur definicionin e saj të krahut.

Jerry Hall, 61, i mban në formë krahët e saj duke bërë punët e shtëpisë dhe të kopshtarisë, pasi ndryshe nga pjesa më e madhe ajo preferon t’i bëjë vetë punët. ‘Ju mund të digjni shumë kalori duke pastruar shtëpinë,’ tha ajo. Jerry gjithashtu zbuloi se ajo i lyen krahët e saj me vaj ulliri, një herë në javë, për të mbajtur lëkurën të butë. Kjo pasi sipas studimeve antioksidantët e gjendur në vajin e ullirit ndimojnë kundër plakjes.

 

 

 

 

Cate Blanchett, 49, krahët e së cilës janë  të imët. Kjo përsosmëri vjen si rezultati stërvitjeve kardio dhe peshat që trajneri i famshëm Luke Zocchi i vuri aktores gjatë filmimit të Thor Marvel: Ragnarok. Secila prej seancave zgjaste 20 minuta, por ajo duhet ta bënte disa ditë, gjatë filmimit.

 

 

 

 

 

 

Halle Berry, 51 vjeç. Krahët e saj të bujshëm janë si rezultat i trajnimit të kettlebellit – një peshë prej hekuri e përdorur nga forca të fuqishme Viktoriane. Këto zakonisht mund të peshojnë deri në 35 kg. Ushtrimet e sharrimit me krahë përfshijnë lëkundjen e peshave për të ndërtuar fibra muskulore. Halle gjithashtu bën boksi dhe ushqehet me ‘supë kockore’, një supë me ujë të bërë me eshtra të ziera për 24 orë që është plot me proteina dhe kolagjen për të mbajtur rrudhat e lëkurës.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top