Virusi evoluon dhe modifikon armët me të cilat na godet. Një nga këmbanat më karakteristike të alarmit të fillimit të pandemisë, ajo e humbjes së shijes dhe nuhatjes, është gjithashtu gjithnjë e më pak e përhapur.
Dobësi dhe një ndjenjë e përgjithshme e rënduar muskujsh dhe dhimbje barku, si dhe të përziera, dhimbje koke dhe probleme gastrointestinale. Këto janë simptomat e reja të Covid-19, sipas Zyrës për statistikat kombëtare dhe sipas asaj që Ministria e Shëndetësisë shkruan në faqen e saj të internetit. Krahasuar me një vit më parë, duket se sëmundja ka ndryshuar efektet në trupin tonë, jo më aq të lidhura me kollën dhe problemet e frymëmarrjes.
Më pak ethe dhe më pak kollë – Sipas një studimi britanik nga Ministria e Shëndetësisë që ekzaminoi rreth 19 mijë pacientë, pothuajse një në dy pacientë në mostrën e ekzaminuar nuk tregon të paktën një nga simptomat që lidhen zakonisht me infeksionin e virusit, përkatësisht ethe, kollë dhe humbje e shijes ose aromës.
Nga ana tjetër, sidoqoftë, simptomat që lidhen me çrregullimet gastrointestinale, nga dhimbja e barkut deri te dizenteria, ishin ato që karakterizuan disa raste të fëmijëve të sëmurë në fillim të pandemisë. Tani janë pikërisht ato sëmundje që mbizotërojnë, në një kohë kur mosha e të sëmurëve është ulur në mënyrë drastike.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi tgcom24.mediaset
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.