Këshilla & Arsye

November 18, 2016 | 9:31

Një lajm i mirë për gratë që lindin mbi 25 vjeç

1Mosha mesatare e një gruaje që lind për herë të parë është rritur në mënyrë dramatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë 40 viteve të fundit,  nxitur nga faktorë si arsimi apo karriera. Një studim i ri nga kërkuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Diego ka zbuluar se, gratë që kanë zgjedhur të bëhen nëna për herë të parë në moshë madhore, rrisin shanset e tyre për jetëgjatësi mbi të 90-at e tyre.

Ne kemi zbuluar se gratë që kishin fëmijën e tyre të parë në moshën 25 vjeç, ose më të vjetër, janë më të prirë për të jetuar deri në moshën 90 vjeç,” tha Aladdin Shadyab, PhD, autori kryesor i studimit.

Sipas studiuesve shkencorë nga Universiteti San Diego, gratë që lindin brenda kësaj moshe kanë 11% më shumë shanse të jetojnë deri në 90 vjeç se ato që lindin fëmijën e parë para moshës 25 vjeç. Edhe gratë që krijojnë familje mbi 30 vjeç kanë 10% më shumë shanse të kapin të 90-at se ato nën 25 vjeç.

Shtatzënia, sipas ekspertëve, ka një efekt mbrojtës në shëndet.

Gratë që lindin 2-4 fëmijë jetojnë shumë më gjatë se ato që nuk mbesin asnjëherë shtatzënë. Ato që kanë përjetuar 2-3 shtatzëni, gjithashtu kanë 25% më shumë shanse të kapin të 90-at se ato që kanë qenë vetëm njëherë shtatzënë.

Studimi gjithashtu zbuloi se gratë që kanë jetuar deri në moshën 90 vjeç kishin më shumë gjasa të jenë të diplomuara në kolegj, të martuara, kishin të ardhura më të larta dhe më pak të ngjarë të ishin obeze, ose të kishin një histori të sëmundjeve kronike.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top