Pika referimi

December 30, 2017 | 11:14

Me shpirtin e mirësisë, gazetarja Sakajeva ndan historinë e dhimbshme që e mban lidhur

Nga Jonela Sakajeva, gazetare

Tash një vit e ca muaj, e njoh Pemben. Sebep u bë ime motër Pranvera Sakajeva. Pembe është një nënë 35-vjeçare, trup imët e dy vocrrakëve. Kur e sheh të duket se sapo i ka kapërcyer mundimshëm të 50-tat. Ajo jeton në një dhomë të Qytetit Studenti, pasi burri alkoolist e i dhunshëm ja theu brinjët dhe dhëmbët. Tash një vit e ca që “bukën” time e ndaj me Pemben dhe vogëlushët e saj. Kur kemi për t’u takuar, ajo më pret e fshehur pas shkallëve te televizionit. Unë ia kam mësuar këtë ndrojtje dhe e përqafoj gjatë m’u bash njerëzve që bëjnë sehir tek ne. Sot pasdite më erdhi sërish dhe “darkën” e 31 dhjetorit e ndava me të. Me urimet e përziera me lotë dinjiteti më kërkoi t’ia bëj hallall nëse më ka trazu me nevojën e saj si nënë pa asgjë. I thashë se para Zotit jemi njësoj dhe e përcolla në muzg. Me dëshirën që Pembe të gjejë një punë sa më shpejt, i lutem Zotit të mëshirojë çdo nënë të dhunuar dhe të braktisur në rrugët e pamëshirshme të jetës. (Nëse dikush nga ju ka nevojë për një punëtore si Pembe ime le të më lajmërojë😍😍)…..

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com