Pika referimi

December 18, 2019 | 8:05

Paragjykimet lexohen në fytyrë

Përshtypja e parë që krijojmë për të tjerët varet nga linjat e fytyrës…

Paragjykimet lexohen në fytyrë. Ky është përfundimi ku kanë arritur profesorët e Departamentit të Psikologjisë së Universitetit të Nju Jorkut, të cilët në një studim të botuar në “Pnas” kanë analizuar faktorët përcaktues në formimin e të ashtuquajturës “përshtypja e parë”, gjykimi që secili prej nesh formulon herën e parë që vëzhgon nj fytyrë. Duke marrë në konsideratë 65 mijë karakteristika të fytyrës dhe duke vlerësuar në 1000 fotografi njerëzish të ndryshëm, autorët e këtij studimi kanë arritur të krijojnë modele fytyrash që do t’i korrespondonin një përshtypjeje të parë të caktuar.

Ata i kërkuan një grupi vëzhguesish të shprehin një gjykim kur i shihnin për herë të parë këto fotografi. Në fund, studiuesit arritën të konfirmonin rëndësinë e tipareve të fytyrës në përcaktimin e përshtypjes së parë që i japim një të panjohuri

Studime të mëparshme kishin dalluar tre aspekte të përgjithshme mbi të cilat bazohet gjykimi që i japim një personi në vazë të fytyrës së tij: përqasja – kur një person jep përshtypjen se dëshiron të ndihmojë apo dëshiron të na dëmtojë; dominanca – kur një person mund të na ndihmojë ose mund të na dëmtojë; rinia-joshja – një parametër që me shumë gjasa i korrespondon gjykimit mbi mundësinë që një i panjohur mund të jetë interesant për një marrëdhënie të mundshme sentimentale ose, në të kundërt, një rival në dashuri.

Por ky studim i fundit, shkoi edhe më tej: “Përshtypja e parë që krijojmë për të tjerët është kaq intuitive, sa që na duket se nuk kërkon asnjë sforco – shpjegon Clare Sutherland, bashkëautore e studimit. – Besoj se fakti që ia dolëm të risjellim gjithçka në një model shkencor është i jashtëzakonshëm.”

Sipas Richard Vernon, udhëheqës i studimit: “Të vërtetojmë se edhe karakteristikat e një fytyre të konsideruara më parë absolutisht arbitrare, mund të ndikojnë në përshtypjen e parë, mund të jetë thelbësore për gjykimin që u bëjmë të tjerëve”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com