Nëna e këngëtares shqiptare Rita Ora, me famë botërore tashmë, ka rrëfyer betejën e saj me kancerin, në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Vera Ora e cila në profesionin e saj është psikiatre tregon se ajo periudhë ka qenë mjaft e mundimshme dhe se e ka përjetuar jo mirë.
“Në atë kohë i kam pasur fëmijët e vegjël edhe s’kam punu, jam marrë me sëmundjen, me terapinë e cila ka qenë mjaft e gjatë e mjaft e mundimshme, e unë si femër kam qenë mjaft e prekur në shumë aspekte”- është shprehur ajo.
Ora rrëfen se në atë kohë, rreth vitit 2006 kur ajo ishte 39 vjeç, kanceri nuk ka qenë shumë i përhapur te femrat e reja, dhe ajo nuk kishte asnjë shenjë që mund ta bënte të dyshonte per kancer.
“Më tha doktori je e re, nuk ke ndonjë shenjë të kancerit, nuk ndodh te moshat kaq të reja. Edhe i thashë e dua një mamografi. Pasi e bëra më thirrën urgjentisht dhe mjeku u ndje shumë keq, sepse thoshte që s’të kam ekzaminuar siç duhet. E unë në ato momente isha në një kaos mendor, dhe aty filloi ajo rutina, diagnostikimi, trajtimi, operimi, terapia”, rrëfen ajo.
“Kam kërkuar të kem terapi nga psikologu, kam qarë, jam ndierë shumë e zhgënjyer me faktin që ka ndodhur, por, duke i patur edhe fëmijët e dija që duhet me u tregu dhe se nuk bën me u dorëzu për shumçka” – deklaroi Vera Ora ne intervistën për emisionin televiziv ‘Kallxo Përnime’.
Burimi / Panoramplus.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.