Me rastin e Koncertit për Paqe, dukesha Meghan Markle u shfaq në Sallën Qendrore në Westminster me një veshje të mrekullueshme nga stilisti Tajvanez, Jason Wu. Fotoja e fustanit, pa mëngë dhe me disa pala në pjesën e përparme, brenda pak minutave është bërë viral në rrjetet sociale, ku ka marrë vlerësime pafund nga e gjithë bota.
Kjo mund të konsiderohet një pikë kthese për dukeshën e Sussex, e cila në shfaqjen e fundit zyrtare, në “WellChild Awards” për fëmijët britanikë të sëmurë rëndë – u shfaq e veshur me të zeza. Ndryshimi u vlerësua pozitivisht edhe për kombinim me këpucët Aquazzura dhe portofolin Dior, por gjithashtu edhe për ndryshimin në modelin e flokëve.
Meghan mbërriti pak më vonë për shkak të trafikut të rënduar: ajo doli nga makina dorë për dore me princin Harry dhe në pak sekonda katalizoi flashet e fotografëve. Ata u mirëpritën nga Lord Dannatt, ish-kreu i ushtrisë britanike.
Në fakt, mbrëmja u organizua për të përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe për të ngritur fonde për disa shoqata bamirësie – në të cilat Harry është veçanërisht i afërt – që kujdesen për veteranët e luftës. Meghan, si gjithmonë, e bëri pjesën e saj në mënyrë të përsosur: ndër të tjera, pak orë më parë ajo kishte marrë edhe nominimin për çmimin People’s Choice Awards në kategorinë Style Star 2018.
Burimi / www.vanityfair.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.