FB

March 16, 2022 | 8:55

Meghan Markle shtatzënë… “Dëshmi konkrete të ngjarjes së lumtur”

Meghan Markle shtatzënë? Përveç një krize me Harry-n, për të cilën është folur me këmbëngulje të madhe sidomos muajin e fundit. Duket se ish-aktorja e serialit “Suits” është në pritje për t’i dhënë një vëlla apo motër të vogël Archie-t dhe Lilibet Dianës.

Të dy kanë lindur përkatësisht në maj 2019 dhe qershor 2021. Dhe mesa duket thashethemet për një Meghan Markle shtatzënë kanë filluar të rriten gjithnjë e më shumë. Para së gjithash sepse kjo është koha e duhur që ajo të mund të përballet edhe një herë me mëmësinë, përpara se mosha të vazhdojë të rritet.

Sot, Markle është dyzet vjeç, një periudhë në jetën e një gruaje që konsiderohet ende e përshtatshme për t’u bërë nënë. Dhe shumica që e shohin atë nga jashtë do t’i jepnin më pak vite sesa ajo ka në të vërtetë.

Meghan Markle shtatzënë, pse gjithnjë e më shumë njerëz e besojnë këtë

Duket se edhe Harry do të ishte pro ardhjes në jetë të një fëmije të tretë. Meqenëse ai dhe gruaja e tij u larguan nga Buckingham Palace për të ndjekur aktivitetet bamirëse si qytetarë të pasur e privatë në Shtetet e Bashkuara, ata të dy kanë gjithashtu një shans më të mirë për të menaxhuar kohën e tyre të lirë. Dhe tani janë të gjitha kushtet që të mund të zgjerohet familja që ata dy kanë ndërtuar me dashuri. Nga sa del nga shtypi i thashethemeve amerikane, duket se Meghan Markle është çmendur pas Harry-t, sidomos kur ky i fundit provon dorën në rolin e babait.

Besimi se ajo mund të sjellë në jetë një fëmijë tjetër është aq i fortë sa shumë mendojnë se ngjarja mund të ndodhë në fund të vitit 2022, ose në fillim të vitit 2023. Për më tepër, ka nga ata që thonë se veshjet e fundit të zgjedhura nga ajo për një dalje publike i atribuohet pikërisht dëshirës për të fshehur një bark të spikatur.

 

 

Burimi / https://www.inran.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top