FB

October 29, 2021 | 8:55

Melatonina, pse duhet ta merrni në të 60-at tuaja

Melatonina është ndër ilaçet natyrale më të përdorura për të lehtësuar gjumin dhe për të nxitur pushimin gjatë natës. Është një hormon i prodhuar nga epifiza që luan një rol themelor për shëndetin dhe në veçanti për rregullimin e ciklit gjumë-zgjim, shpesh i shqetësuar për shkak të disa faktorëve: këtu përfshihet edhe rritja e moshës.

Sekretimi i melatoninës pëson një rënie progresive dhe përtej moshës 60-vjeçare mund të mos jetë e mjaftueshme, aq sa të kontribuojë në shfaqjen e pagjumësisë dhe zgjimeve të hershme të cilat në afat të gjatë mund të rrezikojnë cilësinë e jetës. Nga ana tjetër, ndjeshmëria ndaj stimujve të jashtëm rritet me kalimin e viteve dhe rrezikon të parandalojë gjumin e qetë.

Si të veproni? Ata me çrregullime të gjumit dhe që kanë nevojë për të ribalancuar ritmet cirkadiane duhet të marrin melatonin në formën e një suplementi, por është gjithmonë mjeku ai që jep indikacione të sakta, veçanërisht për dozën e duhur.

Ritmet gjumë-zgjim, çfarë janë ato

Ritmet gjumë-zgjim janë përgjegjëse për ekuilibrin midis periudhave të zgjimit dhe orëve të gjumit që alternohen gjatë një periudhe 24-orëshe. Gjatë kësaj kohe përsëriten procese të ndryshme fiziologjike, falë prodhimit të hormoneve specifike nga organizmi, siç është melatonina. Ritmet gjumë-zgjim rregullohen edhe nga faktorë të jashtëm, si drita dhe temperatura, por ndikojnë edhe aktiviteti fizik dhe orari i vakteve.

Ndërsa, nga njëra anë ekspozimi ndaj rrezeve të diellit nxit një ekuilibër më të madh, nga ana tjetër, edhe vaktet e darkës, të cilat duhet konsumuar të paktën tre orë para gjumit për të përfunduar tretjen, janë gjithashtu ndikuese.

Edhe pse dëshira për të fjetur ka kohë të ndryshme tek individët, mesatarisht është më e lartë gjatë natës deri të paktën katër të mëngjesit. Një rritje e lehtë ndodh gjithashtu midis orës dy dhe tre pasdite, përgjegjëse për përgjumjen pas vaktit kryesor.

Pse dhe si të merrni melatonin?

Melatonina ndihmon shumë për të rregulluar ritmet e gjumit dhe për të rivendosur alternimin fiziologjik të gjumë-zgjimit. Përdoret edhe nga ata që kanë një periudhë shumë të gjatë të gjumit, si dhe nga ata që punojnë me turne. Jo të gjithë e dinë se melatonina ka gjithashtu një potencial të fortë antioksidant, efektiv në luftën kundër procesit fiziologjik të plakjes qelizore. Ky hormon gjendet në disa ushqime, veçanërisht në vajin e ullirit ekstra të virgjër dhe në shumë fruta si banane, ananas dhe portokall.

Për më tepër, nëse është e nevojshme të merret në formën e një suplementi, është e rëndësishme të njihen efektet anësore kryesore, megjithëse ato ndodhin vetëm në rastin e dozave të larta:

  • Të përziera
  • Përgjumje e tepruar
  • Dhimbje koke
  • Marramendje
  • Ankth dhe nervozizëm
  • Ulje e vëmendjes
  • Tension i ulët.

Ndërveprimet me disa barna janë gjithashtu të mundshme, si antikoagulantët, imunosupresantët, ilaçet kundër depresionit dhe ilaçet që synojnë kontrollin e hipertensionit. Së fundi, ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave ose mëlçisë, sëmundjet autoimune, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut duhet t’i kushtojnë vëmendje kundërindikacioneve.

 

 

Burimi / https://www.ilgiornale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top