Këshilla & Arsye

April 14, 2020 | 8:05

Melisa Shehu: Fokusohuni në atë që mund të kontrolloni, na ndihmon të jemi më të suksesshëm

 

Si të arrijmë të fokusohemi tek gjërat që mund të kontrollojmë?

Ka situata të cilat ne mund t’i kontrollojmë, por ka disa të tjera që nuk mund t’i kontrollojmë dot. E rëndësishme është që të vetëreflektojmë dhe të fokusohemi vetëm tek gjërat të cilat mund të kontrollojmë.

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Përqendrimi në atë që ne nuk mund ta kontrollojmë, e heq energjinë dhe vëmendjen tonë nga ato që mund të kontrollojmë. Përqendrimi në atë që ne nuk mund të kontrollojmë na bën më pak efektiv. Gjithë këtë kohë dhe energji mund t’a përdorim për të bërë më të mirën tonë në rezultatin e gjërave që nuk mund të kontrollojmë.

Ndonjëherë duhet disiplinë për të vazhduar përpara, edhe kur ndjehemi të pasigurt dhe kur kemi dështuar. Vetëm nëpërmjet disiplinës ne mësojmë të ecim përpara pavarësisht gjërave që nuk mund të kontrollojmë dhe fokusi jonë na ndihmon të jemi më të suksesshëm.

Çfarë duhet të bëjmë për të rritur vetëreflektimin, disiplinën dhe përqendrimin?

Duhet të jemi praktik dhe të krijojmë një raport vetëbesimi me veten tonë.

  1. Së pari, mendoni për një situatë të vazhdueshme të cilën nuk mund t’a kontrolloni. Shkruani një përshkrim të shkurtër në lidhje me këtë situatë.
  2. Bëni një listë se çfarë nuk mund të kontrolloni.
  3. Shkruani për cilën nga gjërat e mësipërme po shpenzoni pjesën më të madhe të energjisë dhe vëmendjes suaj.
  4. Tregoni si mund të përqendroheni më shumë në gjërat që mund të kontrolloni.

Shkruajini të gjitha këto, dëgjojeni veten, vetëreflektoni, kujdesuni për mendimet tuaja dhe respektojini ato. Vetëm kështu mund të qartësoheni dhe të bëni më të mirën tuaj për t’u fokusuar në gjërat që mund të kontrolloni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top