Këshilla & Arsye

June 30, 2018 | 10:56

Mendoni se partneri ju tradhton? Ja kur mund ta zbuloni…

Nëse e kapni partnerin duke tradhtuar, shanset janë të mëdha që kjo të mos jetë hera e parë që ai ju ka tradhtuar. Sipas ekspertëve, shumica e tradhtarëve kapen në flagrancë gjatë marrëdhënies së tretë.

Mesatarisht duhen katër vjet që një tradhtar të ekspozohet, të paktën kështu pohon anketimi me më shumë se 1,000 të rritur, i kryer nga Illicit Encounters.

Përveç këtyre statistikave, studimi gjithashtu ka zbuluar se tradhtia shpie në ndarje vetëm në 15% të rasteve.

Por, duke marrë parasysh se hulumtimi është kryer vetëm me britanikë, ekspertët thonë se çiftet britanike janë duke u bërë si çiftet franceze, ku tradhtitë shohin si ‘reagim natyral’ në lidhjet që fillojnë të bëhen bajat.

Më shumë se 2/3 e tradhtarëve janë zbuluar nga partnerja gjatë ndonjë faze të martesës së tyre, por vetëm 1 në 10 persona është zënë duke tradhtuar gjatë marrëdhënies së parë dhe 1 në 8 gjatë marrëdhënies së dytë. Sipas studimit vetëm gjatë marrëdhënies së tretë gjasat për t’u kapur rriten me një në pesë.

Studimi gjeti se 39% e tradhtarëve u kapën nga mesazhet telefonike tek një dashnor sekret.

E-mail-et ishin arsyeja e dytë më e madhe me 22 %, ndërsa gënjeshtra për vendndodhjen, zbuloi tradhtarët në 20 % të rasteve.

 

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top