Në fokus

June 30, 2018 | 10:10

E vendosi vajzën në ujë të ngrohtë para se të vdiste, motivi ishte thjeshtësisht prekës

Kjo ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jessica Arrendale, 33 vjeç, ishte vetëm dhe e plagosur në kokë. Partneri i saj Antoine Davis, 30 vjeç, babai i vajzës së tij, e qëlloi pa mëshirë, pasi e kishte rrahur më parë me një shkop bejsbolli. 

Çifti ka qenë së bashku për një kohë të gjatë. Gjashtë muaj para ardhjes së Cobie-t të vogël, çdo gjë dukej se ishte në rregull, por fatkeqësisht nuk ishte ashtu. Antoine, një ish-marinar i vendosur në Irak, ka qenë i martuar dhe nga ajo martesë ka dy vajza të moshës 9 dhe 10-vjeçare. Për të çdo gjë ka ardhur duke u vështirësuar, ai ka kaluar në depresion dhe ka filluar të pijë.

E gjithë ngjarja ndodhi brenda një nate: burri ishte dehur dhe filloi të grindej me partneren e tij që kur ishin në makinë dhe me të mbërritur në shtëpi dhuna e nisur verbalisht kaloi në dhunë fizike. Ai mori një shkop bejsbolli dhe filloi ta godasë pa mëshirë, ndërkohë që Jessica përpiqet të mbrojë veten sa më shumë që të mundet. Gruaja arrin ti iki dhe shkon lar bashkë me fëmijën e saj dhe strehohet në banjë. Por zemërimi i bashkëshortit të saj arrin kulmin dhe rrëmben pistoletën e tij, thyen derën dhe qëllon nënën e vajzës së tij. Një goditje e vetme, në kokë, një ekzekutim i vërtetë. Jessica e ndjen se po vdes, por para mbylljes së syve përgjithmonë ajo duhet të bëjë diçka shumë të rëndësishme. Ajo duhet të mbrojë atë që ka më të çmuar, ajo duhet të shpëtojë vajzën e saj.

Duhet ta fshehë. Ajo e vendos atë në ujë dhe qëndron para saj, përpara se të nxjerr frymën e fundit. Fqinjët dëgjojnë britmat dhe telefonojnë policinë. Në një moment SWAT arrin dhe pas 12 orësh, ata hyjnë në shtëpi. Brenda, ata gjejnë dy trupa, Jessica në tualet dhe Antoine Davis në dhomën e vajzës së tij. Burri u qëllua në kokë. Në katin e poshtëm, janë dy vajzat e burrit dhe Cobie e vogël gjendet në banjë.

Foshnja është gjetur në gjendje hipotermie dhe menjëherë është dërguar në spital, gjithashtu asaj i është gjetur edhe një dëmtim në kokë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut. “Ne ende nuk e dimë se si arriti ta kthente trupin dhe të binte në një drejtim krejtësisht të kundërt me dinamikën e aksidentit – tha një zëdhënës i policisë – duhet të kishte qenë një vullnet i madh për të shpëtuar vajzën.

Të afërmit e Jessicës, të mbytur nga dhimbja, gjejnë ngushëllim te Colbie e vogël dhe në gjestin e fundit të guximshëm të vajzës së tyre. “Vajza ime është heroinë, unë jam krenare për të – tha Theresa Ionniello, nëna e viktimës – ajo dha frymën e fundit për të shpëtuar fëmijën e saj.

 

Burimi / tuttorete.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top