Mirëqenie

August 1, 2018 | 10:07

Mëngjes, drekë dhe darkë. Ja çfarë duhet të konsumojnë personat me diabet…

Diabeti i tipit 2 shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose kur trupi nuk i reagon insulinës. Pa pasur mjaftueshëm insulinë, trupi ka vështirësi ta konvertojë sheqerin që gjendet në gjak në energji. Duke bërë ndryshme të vogla në dietë, pacientët mund t’i shmangin nivelet e larta të sheqerit në gjak.

Sipas ‘Mayo Clinic’, është e rëndësishme që çdo vakt të përfshijë karbohidrate të shëndetshme, ushqime të pasura me fibra, yndyra të shëndetshme dhe peshk.

Ushqimi më i mirë në mëngjes për personat me diabet është një tost me rriska mesatare të bukës së grurit dhe dy lugë gjelle reçel. Por, mund të konsumoni edhe qumësht të skremuar, një frut dhe një kafe.

Për drekë, zgjidhni djathë dhe perime, me dy lugë gjelle gjalpë bajamesh dhe një mollë me madhësi mesatare.

Për darkë, sipas sajtit mjekësor, salmoni është zgjidhja ideale, ku mund t’i shtoni një lugë e gjysmë vaj bimor, një patate të vogël dhe një tas karota të shoqëruar me një sallatë.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top